Ahmet Demaj: Puna të jep besim, por të ngarkon me përgjegjësi

218
Sigal

Ahmet Demaj- kryetar i Shoqatës Labëria dega Vlorë

Jemi në veprimtarinë e bërë në rrugën 30 vjeçare të Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit”. Ndaj me nderim ne respektojmë ata që drejtuan në këto 30 vjet, disa prej të cilëve nuk jetojnë më, por që puna e tyre i mban gjallë në mendjet tona. Çfletova librin e shkruar nga kryetari Ago Nezha dhe gjeta fjalë të mira për degën e Vlorës. Dhe e falenderoj që na vlerëson, por asnjëherë nuk na kanë rritur mendjen. Dua të raportoj jo mbi bazën e lëvdatave, por mbi atë punë që kemi bërë në dy kallonat ku mbështetet veprimtaria jonë: veprimtarinë atdhetare dhe atë kulturore. Ne kemi kryer veprimtari: a – politike duke organizuar veprimtari me komunitete lab të angazhuar në tërë spektrin politik. Është dëshmia më e qartë që them se ka qenë dhe pjesëmarrja gjatë kësaj periudhe e presidentëve: Z. Alfred Moisiu, z. Bamir Topi, z. Bujar Nishani, z. Ilir Meta. Kemi vepruar jashtë ndikimit politik kur kemi nderuar me tituj e çertifikata të majtë e të djathtë, të persekutuar dhe të burgosur politik mjafton që veprimtaria e tyre të ketë qenë në shërbim të atdheut dhe kulturës kombëtare. Jemi ndier mirë që në sallën e takimeve tona të jenë të djathtë e të majtë. Po të përmend shembuj mund të më gjykojnë si patronazhistë, por z. Daut Gumeni, Bujar Leskaj, Mexhit Haxhiu,Vilhelme Vranari, Atdhe Deromema, janë publik dhe e nderojnë Labërinë. Ashtu si shumë të tjerë të majtë kanë qenë pjesë e aktiviteteve për ta dhe personazh në veprimtaritë tona. Ndjehem mirë që Shoqatën e degës Vlorë e kemi shndërruar në një faktor me shumë veprimtari që organizohen në rreth. Kërkuam që 100 vjetori i Luftës së Vlorës të festohej jo vetëm në zyra e në salla, por atje ku u organizuan heronjtë dhe luftëtarë të asaj lufte: “Në Barçalla e në Dukat, në Gurra, në Ramicë e në Beunë, në Kotë, në Mesaplik, në Pilur e në Mallkeq. Gjallëroi shumë jetën e fshatrave dhe vërtetoi se bashkëpunimi me Prefekturën qe i sukseshëm. Faleminderit Prefektit Flamur Mamaj. Kështu kemi vepruar me Qarkun në veprimtaritë për nderim të Prof. Abaz Hoxhaj, Lefteri Metkaj dhe së fundi për Prof. Sabit Brokaj. Faleminderit Z. Ervis Moçka. Propozimet tona do mbeteshin në sirtar pa dëshirën e mirë të tyre. Veprimtaria për Prof. Profit Canaj, shënoi një sukses tjetër. Shkëlqyer kanë qenë marrëdhëniet me Bashkinë e Qytetit Vlorë, Selenicë, Himarë. Mjafton veprimtaria e fundit, “Festivalin e Këngës Labe në Vlorë” me pjesëmarrje të 30 grupeve polifonike nga 8 bashki: Selenicë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Mallakastër. I falenderoj gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor. Por veçoj një djalë Labërie që gjithnjë më porosit mos ma përsërit emrin thotë. Është Vullnet Sinaj. Unë besoj në Zot: thotë Anshtajni jo në shërbëtorët e tij. Dua të them na dënon zoti në qoftë se nuk ju shprehim MIRËNJOHJEN për gjestin që bëtë duke sponsorizuar shuma të mëdha, ndërkohë ndonjë tjetër përvetëson edhe ato shuma që i takojnë zhvillimit të kulturës në Labëri. Bile ky aktivitet nxori në dukje probleme deri aty sa disa thonë: në Vlorë nuk ka vend festivali i këngës labe se zë vendin e të tjerëve. As më shumë e as më pak, ne e kuptojmë ,shpërbëni, Vlorën nga vlonjatët. Përgjigja e munguar është kjo: Jo vetëm që do zhvillohen dhe interpretohet kënga labe në Vlorë se është në shtëpinë e saj, por do të dendësohet. Nuk zgjatem shumë kemi në duar dokumente që studiohet për një simpozium kombëtar për këtë problem. Kemi zhvilluar bashkë me ju: 1) Kuvendin e Labërisë, 2) 30 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Labëria” dhe 3) bashkimin e 30 grupeve folklorike në një festival. Janë veprimtari që na ngrenë autoritetin e punës sonë se nuk jemi kot.

Ndjehemi krenar që i realizuam në Vlorë.

Pjesëmarrja në 30vjetorin e shumë akademikëve në Vlorë e mbi 20 profesorëve, e të ftuar nga Kosova dhe nga rrethe nuk erdhën kot, nuk folën kot, po kthyen në realitet vlerësues punën e bërë nga Shoqata Labëria dhe domosdo dega Vlorë. Më e freskëta është realizimi i propozimit tonë për ta shpallur Prof. Sabit Brokaj, “Nderi i Qarkut Vlorë”. Nga Kosova, dy kryetar Kuvendi: Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Daut Gumeni, Bujar Leskaj, Vullnet Sinaj, Besnik Bare, Bedri Islami, dy ish deputet nga Kosova, Prof. Paskal Milo e Pëllumb Xhufi, na rritën shumë në sytë e të tjerëve. Dhe nuk mjaftojnë me kaq apo qe një rastësi. Jo. Jo. Veprimtari e zhvilluar me Shoqatën Kanina në Nderim të Dr. Skënder Brataj erdhën shumë personalitete që në krye qendronte I. Kadare. Ne nuk u mburrëm vet. Ai me ato 5 fjali që tha vërtetoi se puna jonë është e  admirueshme. Të tilla veprimtari kemi zhvilluar me Shoqatën Karbunari me nismëtar Dr. Engjëllush Avdulin, një sallë teatri me 200 – 300 vetë. Me deputetë e qeveritarë, që u kthyen në krenari për Shoqatën Labëria. Po të shkojmë në Drashovicë, me veprimtaritë e zhvilluara kemi qenë prezent. Për të përfunduar në Mesaplik te vepra më konkrete e Unionit të shoqatave të 10 fshatrave të “Grykës së Mesaplikut” me nismëtar z. Namik Jahaj si kryetar i shoqatës së Mesaplikut dhe anëtar i kryesisë. Nuk keni parë gjë akoma! Deri më 20 nëntor hajde shihni çdo të ndodhë. Kështu në Bashaj, për bustin e Cane Miftarit. Në Ramicë me disa pllaka përkujtimore. Brataj për bustin e Memo Metos. Në Tërbaç, në Vranisht, në Bolenë, në Vajzë, në Shkozë, në Rromës, në Kaninë e Tragjas, në Dukat e më tej. Shoqatat Kuç, Bolenë, Kallarat, Vranisht, Tërbaç, Mesapit, Vërmik, Bashaj Matogjin, Velçë, Gjormë, Vajzë, Gumenicë, Sevaster, Shkozë, Lapardha, Drashovicë, Armen, Rromës, Karbunar, Kaninë, Tragjas, Dukat etj janë baza ku puna jonë me nismat e tyre nxjerr në pah arritjet, nevojat dhe kritikat. Fshatrat i rrëmben Vlora – Vlorën – Tirana – Europa ku vemi dhe pse të mos themi jo këtij emigracioni? I kemi përballuar se kemi ndërtuar bashkëpunim edhe me Veteranët dhe Org. Familjeve të Dëshmorëve, Z. Balil dhe zonja Resmije të thellojnë lidhjet. Kemi fshatra që nuk po hyjnë si Lepenica, Vodica, Mazhar, Mallkeq, Gorrisht etj; të vegjël, por me histori. Do të jenë objektivi jonë i të ardhmes. Drejtimi tjetër kulturor sidomos me promovim librash dhe ekspozitash pikture në galeri vlen bashkëpunimi ynë me lidhjen e shkrimtarëve “P. Marko”. Prof. Bardhosh Gaçe dhe Z. Albert Habazaj dallojnë për organizimin dhe kontributin personal të tyre. Janë gati mbi 25 aktivitete të shkrimtarëve të rrethit tonë që te Shoqata Labëria kanë gjetur mbështetjen masive për promovim të tyre. Me emigrantët: Tatjana Haskaj, Lefteri Metkaj. Si të nderuar kemi hapur rrugën për bashkëpunime të tjera për emigrantët. Sot në sallë ndodhen: Arben Meksi, Dr. Llukë Gjidede, O. Çaçi, Edi Konjari, Skënder Brataj intelektualë përtej Vlorës, i falenderojmë që nuk na ndahen. Në sallë kemi të ftuar: Engjëllushin, Vullnetin, Shkëlqimin, Piro Stefën, që thonë: Jo kur do më nderoni, por ç’detyra kam, ç’detyrim kemi për Labërinë. Nuk kemi ndonjë sehirxhi për problem, që shqetësojnë qytetin një nga të cilët ishte “Rikonceptimi i Sheshit të Flamurit”. Çfarë bëmë? Mblodhëm 25 intelektualë ngritëm pretendimet tona, dëgjuam kryetarin e Bashkisë, Z. Leli dhe mendoj se u përmirësuan disa nga pretendimet tona. – Mos zhdukja e 4 topave. – Mos shëmbja, por kthim në shërbim të qytetit ndërtesa e 30 vjetëve që rri si grehinë. Ne nuk bëhemi protestues sheshesh. Si faktor ne shprehim mendimet tona institucionalisht. Shumë e pasur Labëria me intelektualë. Por mbrëmë takuam 5 gazetarë nga 3 fshtara dhe po t’i evidentojmë janë shumë dhe po t’i angazhojmë do kthehen në forcë të madhe propaganduese. Edhe ky do të jetë një nga angazhimet tona në favor të mundësive për zhvillim të Labërisë. Në qoftë se jemi propaganduar është meritë e medias lokale, TV 6+1 Vlora, One televizion, Real, Apollon dhe Edem. I falenderojmë. Kemi edhe mos arritje. Gazeta Labëria e vetme për 30 vjet e pa mbyllur duhet falënderuar k/redaktori Albert Zholi, por duhet të kritikohen unë, 3 nënkryetarët dhe sekretari që nuk kemi ditur ta bëjmë mirë këtë punë. (Do ta zgjidhim me detyrim) çdo i zgjedhur 5 copë gazete. Siç e shihni në sallë pak të rinj dhe pak zonja. Dyfish dhe më shumë do të jetë detyrë e atyre që do të zgjidhen për të përmirësuar si tregues. Çdo i zgjedhur 10 pranime të reja. S’e bën, jep dorëheqjen. Kujtimi dhe nderimi i figurave do të vazhdojmë ta bëjmë jo si ca që shkundin pluhurin e kujtesës, për të mbuluar kujtesën e të tjerëve. Ne do heqim pluhurin për të mos e hedhur në kurriz të të tjerëve. Kemi një opinion pozitiv, por nuk duhet të kënaqemi. Analizojmë sukseset dhe të metat si një trup i vetëm, por llogaridhënia duhet të zbresë te çdo individ i zgjedhur duke na thënë: “Çfarë bëra unë në vitet që qesh i zgjedhur”? Duke filluar nga unë: Çfarë harxhova për shoqatën? Vura gjithë kohën time të lirë në dispozicion të saj? Çfarë nuk bëra? “Nuk realizuam radhët me të rinj e të reja. Nuk u futën dot në zonën Gorrisht. Çfarë humba? “ekonomikisht humba ca lekë nga mospagesat e ca detyrimeve individësh. Por po ju them dhe sekretin se çfarë kam fituar? Kam folur me 10 e 100 miq. Kam fituar njohje që nuk i njoha dot tërë jetën, por, kam fituar atë që me miliona nuk e fitoja dot siç është miqësia dhe respekti nga gjithë ju. Këtë mundësi ta jep vetëm Labëria. Sepse jemi edhe zënë për punë dhe jemi pajtuar nga puna jonë e përbashkët. Pra kemi bërë oponencën e njëri tjetrit. Kurse për ata që e kanë sëmundje kritikën u kemi dhënë përgjigje. (heshtja vlen më shumë se të merresh me ta). Kufirin e vë Horaci: “Mos i dëgjoni ç’flasin, por i shikoni ç’punojnë dhe i gjykoni”. Gjthë analiza u pasurua nga diskutimet e zotërinjve Fuat Kokallaj, Luto Memokondi, nga Prof. Bardhosh Gaçe, Namik Jahaj, Neki Haskoçelaj, Xhafo Muçi, Dr. Llukë Gjidede, Dr. Engjëllush Avduli, Resmie Ruci, Balil Banushi, Dr.Asqeri Llanaj, Dr. Skënder Brataj, deputeti Vullnet Sinaj, kryetari Qarkut Ervis Moçka. Konkluzionet i bëri Prof. Ago Nezha, kryetar i Shoqatës Labëria, i cili e kaloi konferencën në zgjedhje. U arrit konsesus të konfirmohet kryesia dhe të bëhen disa plotësime.