Agron Shehaj modeli dhe krenaria e demokratëve vlonjatë

315
Sigal

Nga Agim Jazaj – Vlorë

Deputeti i Agron Shehaj, ka kryer një akt sa njerëzor, të rrallë dhe apelues, duke shkuar vet në selin e PD-s ku dhe ka verefikuar dhe i kanë rezultuar se; firmatarët kanë nënëshkruar me vullnetin e tyre të plotë Formularët nga antarësa e PD, për mbledhjen e Kuvendit më dat 11 Dhjetor. Firmat i kanë vërtetuar vet nënëshkruesit e këtyre Formularëve nw komunikimin telefonik me deputetin.

Këtë veprim, verefikim dhe vërtetim të këtyre frirmatarëve, duhet ta kryejnë gjithë ata të zgjedhur të forumeve të partisë dhe Deputet të Kuvendit për tu bindur vet dhe për të bindur dhe gjithë hezituesit, e mosbesuesit për t‘iu bindur vullnetit të antarsisë, dhe jo vetëm.

Edhe subjektet politike, nuk i përkasin vetëm antarësisë, por janë pronë e gjithë shoqërisë.

Ato përbëhen nga antarësia, por zgjedhjet përcaktimet e tyre, të përfaqsuesve më të lartë, Deputetëve, kurrë nuk mund t’i zgjedhin antarësia, por zgjedhëse, përcaktuese është Shoqëria.

Ndaj edhe deputeti sojlli; Agron Shehaj nuk shpreh vetëm vullnetin e antarësisë, por i nënështrohet vullnetit të zgjedhësit, të cilin në këtë rast e shprehin edhe formuluesit e atyre formulareve për thirrjen e Kuvendit më 11 Dhjetor.

Veprimi dhe Apelimi i z. Shehaj është sa bindës dhe i arsyetuar, sepse aty dhe kështu vërtetohet çdo dyshim, zemërim, inat, egoizëm dhe i nënshtrohet çdo kush arsyes së pa shmangëshme, verdiktit të Sovarnit, të pa tjetërsueshëm.

Dhe kushdo që ka ambicien, beson se zotron pushtet dhe gëzon mbështetjen e antarësisë: Le të garojë, të vihet në peshore! Peshorja, vota e sovranit, zgjedhësit e thot fjalën, peshën e saktë!

Pa mëdyshje duke dhënë e lënë edhe modelin.

Humbësi i ndershëm, do t’i jap dorën dhe do të urojë fituesin e merituar!

Vetëm kështu fiton, jo vetëm partia, por më së shumi fituese rezulton: Shoqëria, Shqipëria