Agim Xhafka: Basha zbret në bazë…

465
Satirë nga Agim Xhafka
Sigal

Sa i erdhi Lul Bashës ultimatumi që deri në 5 janar të lirojë zyrën, i dha zemër vetes duke bërtitur:

-Nuk më plas fare për…

-Mos fol kështu,-e këshilloi Gazmor Bardhi. -Nuk të plas ty, por ata mund të vijnë e të të marrin hopa. Pastaj të plasin brenda në Lanë.

Atë çast u tremb, kërkoi këshillë nga ata rreth e qark.

-Unë them të shkosh patjetër në bazë,!- i tha Xhelal Mziu.

-Po çfarë flet, mo?- iu hakërrye

-Duhet, duhet,- i tha Gjekmarkaj. -Ta dijë Berisha se ti nuk tutesh nga drejtimi i partisë.

O zot, këta kanë luajtur nga fiqiri, mendoi Luli. Dhe ktheu sytë nga Alibeaj.

-Them se du-het të fla-sësh me ba-zën,- e këshilloi mjeshtri i rrokjeve.

Ama zgjidhjen tamam e gjeti Tabaku.

-Ne bazë tani kemi veç selinë e partisë. Nuk shkojmë dot askund. Edhe pallatin e kongreseve e mbushëm me miq e farefis. Ndaj takimet t’i bëjmë te selia. Ftojmë kamerat e televizioneve, marrim kushërinj e kushërira e i sjellim para teje. Kupton?

Alibeaj u entuziazmua aq shumë sa e vazhdoi më tej skenarin.

-Në zyrat tona te dyert do vendosim me bojë blu përzier me lejla emrat: “FIERI”, “LUSHNJA”, “ELBASANI”, “KORÇA”, “SHKODRA”, “KUKËSI”… Dhe ti i merr me radhë. Çdo ditë shkon në një qytet.

Lulit i shkoi goja vesh më vesh.

-Kam dëshirë nesër ta filloj me “DURRËSIN”. Ku është Grida?

-Këtu jemi!- folën në të njëjtën kohë ajo dhe Salianji.

Aq u lumturua, sa u shtri të flinte që në orën 18. Që mëngjesi të çelte sa më shpejt e ky të takohej me durrsakët në katin e parë të selisë.

-Kamerat të nxjerrin herë pas here fragmente nga Lana që të duket sikur jam në breg të detit, -porositi dhe u shtri te kolltuku i zyrës. Pas dy minutash fliste në gjumë, tani nis beteja, tani nis lufta…