Agim Jazaj: Vlorën nuk e mbyt moti, po i zoti… nuk e helmon shiu, po njeriu

669
Sigal

 

 Edhe dje në
mëngjes, ditën e bekuar, Vlora u gjend e përmbytur nga shiu, por dhe e mbytur-
helmuar nga njeriu, nga era e fekaleve, të dala prej kanaleve mbi gjithë rrugët
e saj si në qendër, përballë “Sazanit”, tek “Albano dhe Romina”, në Skelë, në
lagjet “24 Maji”, “1 Maji”, etj. 
Thjeshtë e shkoqur: “Vlorën nuk e mbyti edhe dje moti, por i zoti, nuk e
helmon shiu, por njeriu”! Këtë nuk e pranojnë vetëm zyrtarët-zgjyrtarët, por e
thonë, e ndjenë qytetarët dhe ruralët e zbritur nga “Lëvizja e Lirë”… Tabelat
nuk paralajmëruan, as shënuan reshje të mëdha. Përmbytja ishte e madhe, madje
shumë e zgjatur, gati gjithë ditën, por dhe erëmbytëse. Mirqpo dje, njerëzit e
veshur me çizme dhe çadra, shkonin rrugëve me mëngët e xhaketave, bluzave, këmishëve
në hundë, duke zënë hundët nga era helmuese e fekaleve, të reja dhe të vjetra
që kanë rimbuluar rrugët e qytetit. Po dje në qytet, u përhap dhe lajmi i
rrallë, haberi rrufe i ditës. Në qendër, te tregu kryesor i qytetit një ish
kimist i kohës Hasan Hidaj, kishte nxjerrë në “supermarketin” e tij, në
vitrinën e përditshme, mallin e rrallë: 3-4 copë kundërgaz të dikurshëm, të
cilët i kishte ruajtur në sepeten e tij si relikte,
pjesë ndoshta e nostalgjisë, por edhe me këtë parashikim-thanë
shumë prej përhapësve të lajmit dhe komentuan: “
Nëse dje ruheshim nga goditjet, hedhjen e lëndëve kimike nga të huajt,
sot po goditemi dhe po helmohemi përditë nga lëndët shkuar lëndëve kundër
kimike dhe të fekaleve të vjetra dhe të reja, nga tanët, më të huaj se të
huajt, ndaj dhe duhet të marrim masat e vonuara sot
”. Rrëfimet e thjeshta
nisën thjeshtë: “Kishim si pajisje rrobat, armët dhe mjetet kundër kimike, jo
në shtëpitë tona, sot duhet t’i mbajmë në shtëpitë tona. Nuk po ndodh kështu?”
Ndoshta për të reklamuar mallin e rrallë, sa dhe të domosdoshëm, të hedhur në
tregun me pakicë, por dhe si një demonstrim të shoqërisë civile ndaj këtyre
helmeve, njëri ndër blerësit e parë të kundërgazit, të këtij malli të rrallë,
ndoshta prej rrethit tij shoqëror, kishte dalë nëpër rrugët e qytetit, duke
demonstruar me kundërgazin në hundë, çizmet e veshura dhe me pelerinën krahëve
për të protestuar ndaj këtyre helmeve, fekaleve të ditës dhe shkaktarëve të përmbytjes
së qytetit tonë prej fekaleve! Mbi pelerinën e tij kishte shkruar me germa
kapitale: “VLORËN NUK E MBYT ZOTI, PO E PËRMBYT I ZOTI”. “VLORËN NUK E HELMON
SHIU, PO E HELMON NJERIU”. Njerëzit e shumtë shqyen sytë dhe apeluan. Mosha e
internetit e hodhën në ‘
fackbocet’ e
tyre…Shumë e çmuan edhe si shaka-shashkën e radhës, e cila ka në thelb të
vërtetën e pa kontestueshme. Një biznesmeni i etur, sapo kish dëgjuar, kish
vrapuar e hedhur në letër projektet e tij për të gjetur burimin, e porositur
për të hedhur në tregun e ditës: kundërgazet, etje e tregut, për t’u pajisur
gati çdo qytetar me këtë pajisje të domosdoshme, për ta mbajtur me vete gjatë
rënies së shiut dhe përmbytjes së Vlorës nga Fekalet. Kjo pajisje dikur ishte
me qëllimin për t’u mbrojtur nga lëndët kudër kimike, sot bëhet e domosdoshme
për t’u mbrojtur nga lëndët e fekaleve kimike. Ku i ka shkuar mendja këtij
njeriu?!  Po gjuha shkon aty ku
dhëmb-dhëmbi. Kanë vite, që edhe Vlonjatët gdhihen e ngrysen shpesh përgjatë
vitit dhe këtij çerekshekulli nën pushtetin e ujit dhe të fekaleve! Përpjekjet
dhe aksionet e ditës, qoftë dhe të kryebashkiakut të radhës për të bërë zap reshjet
e shiut, duke pastruara kanalet në krye të qytetit dhe kanale të dyta e treta,
nuk kanë mundur të japin impaktin e duhur, nuk kanë mundur të bëjnë zap daljen
e llumit dhe mbytjen e zullumit prej paraardhësve të tij, përmbytjen nga uji
dhe mbytjen nga fekalet edhe qytetin Hero të Vlorës, i mbipopulluar dhe nga të
zbriturit e lëvizjes së  lirë, nga të
katër anët e vendit, duke u dhënë dje “Shaban Tapinë” dhe sot “Lame Tapinë”,
edhe mbi kanale e hale! Ndonjëri me grada të larta pushtetari, në majë
pushtetit të djeshëm dhe të sotëm, nuk qederoset për të djeshmen, i mbuluar nga
mëkatet dhe fekalet- krekoset edhe sot e kësaj dite me spaletat e larta, sikur
të mos ketë ndodhur asgjë nga qeënia e tij thjesht në stallën e djeshme të
zgjebosur, madje duke zgjebosur edhe ndonjë nga “delet e reja, të pastra”, që
mund të ketë “zbritur nga mali” dhe futet në këto stalla të prekura rënda nga
zgjebja!  Pjesë e këtij llumi e zullumi,
mbytjes së Vlorës nga uji i shiut dhe mendja e dora e njeriut, nga haletë dhe
fekalet deri me vendim gjykate, prej ndërtimeve kuturu, zaptimeve dhe
pushtimeve pa fre të harbutëri-lukunisë, janë këto kosto dite, dhe për brezat!
Qytetaria vlonjate e jep verdiktin: “Vlorën e mbysin dhe do vazhdojnë ta mbytin
një shpurë njerëzish, ata që e kanë drejtuar-rrënuar, ata që kanë projektuar-
shëmtuar, ata që kanë ndërtuar-shkatërruar”… Vetingu nuk duhet të përfshijë
vetëm Gjyqtarët e Prokurorët e haleve, por edhe zyrtarët e fekaleve që po
mbysin dhe përmbysin Vlorën dhe shoqërinë shqiptare…