Agim Jazaj: Sëmundja e rëndë dhe kura e skaduar

Shqipëria është për në librin “Ginnes”, edhe për numrin e deputetëve dhe të ministrushe- ministrushëve, në krahasim më numrin e popullsisë, po edhe për pagat qiellore të këtyre “përfaqsues”, shpërfaqësues, abuzues, të shoqërisë, duke i krahasuar me pagat e shqiptarëve, që lëngojnë për bukën e gojës, e sidomos me pensionet qesharake!

Po bëhen gati 32 vjet që shqiptarët po vuajnë dhe lëngojnë në vendin e tyre të bekuar nga Zoti dhe i mallkuar nga i zoti, i cili po zbrazet dhe zhbëhet çdo ditë…

NOA

Çdokush, edhe me haberin e kufizuar, shpreh habinë dhe zemërimin për të zgjedhurit, zgjedhën prej tyre, edhe nga brënda tufës dhe stallës së zgjebosur!… Shqipëria është për në librin “Ginnes”, edhe për numrin e deputetëve dhe të ministrushe- ministrushëve, në krahasim më numrin e popullsisë, po edhe për pagat qiellore të këtyre “përfaqsues”, shpërfaqësues, abuzues, të shoqërisë, duke i krahasuar me pagat e shqiptarëve, që lëngojnë për bukën e gojës, e sidomos me pensionet qesharake! Statistikat e sotme, vijojnë dhe shënojnë shifra ulëritëse: Mbi 30 mijë gra e burra jetojnë të vetmuar, ndonëse me fëmijë, kanë mbetur “marhëm”! Fëmjët e tyre kanë marrë rrugët e botës, sepse këtu u’a kanë zënë rrugën për të jetuar, hajnitë, abuzuesit, politikat abuziviste… Dhe… shifrat lënduese e drithëruese shënojnë të pozuara më parë nga; “Njësia e Kombeve të Bashkuara”: Mbi 91 mijë qytetarë të moshës mbi 65 vjeç, kanë nevojë për përkujdesje sociale. “Qeveria Rama dhe Rama i qeverisë; trashi portofolet e deputetëve dhe të dreqsisë, dhe bëri trokë xhepat e shqiptarëve, e sidomos të pensionistëve (votë qorre) që nuk kanë as bukë për të ngrënë e as një kacidhe për të blerë sufato”! Edhe më stoiku, militant i votës qorre; Shtron habinë, dhimbjen dhe pyetjen e thjeshtë: “Këta përfaqësues, të zgjedhur nga populli, që “betohen”, por dhe “flijohen” për popullin, a e përfaqësojnë popullin, a morën fillimisht mendimin dhe pëlqimin e zgjedhësve për të ngritur duart… dhe pagat e tyre?! Ata duhet dhe do t’i përzemë me teneqe, nëpër rrugë, e kudo edhe në varr nuk do të gjejnë as vend varri!

Grupet e të rinjve, madje nga ata që enden nëpër botë, janë betuar për t’i ngjyer me baltë, po edhe me bajga, për t’i vërvitur në kazanet e llozhurave, këto si llozhura, abuzues, pushtues dhe poshtërues të shqiptarëve- shprehej edhe Bexho Rrapishtja, një militant i thekur dhe i verbuar i “Rilndjes” nga Vlora, duke e falsifikuar edhe “korona vurusin”, sëmundjen e rënë- mbi shoqërinë shqiptare, kaq gjatë:

-Korona Virusi: Është armik i padukshëm, që vret ditën me diell, padallim dhe pamëshirë!

-Idiotësia: Është pandemi e dukshme që vret çdo ditë e orë!

-Varfëria: Është armik i fshehur dhe i dukshëm, që vret, nënështron dhe rrebelon!

-Shteti është: Kura për të luftuar çdo virus!

-Shteti ynë rezulton: Kura e skaduar, që duhet të luftojë edhe “Koronavirusin” e Idiotsisë!…

Shteti nuk parandalon, po e nxit krimin, nuk edukon, po e shthur shoqërinë, nuk e shënjtëron, po e shëmton rracën! Bota u përballë edhe me epideminë globale: Pandeminë Kovi-19, e pa njohur, pa i’a gjetur deri më tani as kurën, edhe nga vendet më të zhvilluara! Përballë këtij ndëshkimi global, edhe më i papërgjegjëshmi, gjen mundësimin e “ngushëllimit dhe të urimit”, për qeverinë e “Rilindjes”, duke zbatuar rregullat e aplikuara, ashtu si nga shoqëritë më të përparuara! Ndërsa shoqëria shqiptare, u ndëshkua edhe më parë, shumë rëndë nga Zoti, nga mëkatet që ka shkaktuar i zoti: Tërmeti i 26 Nëntorit 2019, rezultuar me bilancin drithërues: 52 humbje të jetëve njerëzore, qindra e mijëra banesa të shëmbura, mijëra njerëz të mbetur në qiell të hapur, me klithmat e sotme dhe kujën e nesërme!  Ende banorë mbeten në qiell të hapur dhe protestojnë për bonusin e qerave edhe sot!… Edhe ato rrënime nga tërmeti; me 6.3 ballë rihter, kishin dhe u pranua publikisht, madje u akuzuan, u ndaluan dhe u lëshuan nga (pa) drejtësia: abuzimet njerëzore, ndërtuesit, projektuesit, miratuesit, mashtruesit, legalizuesit, po dhe blerësit!

Sëmundja e idiotësisë dhe…

Në gjithë kurbën për 3 dekada rrënimesh, abuzimesh, rezulton sheshit edhe: “Pandemia- Shtetërore”, “Sëmundja e rënë dhe“Kura” e Skaduar! Koronavirusin nuk e kish parashikuar asnjë shtet i botës! Ndërsa shoqëria shqiptare, si në të dy rastet gjendet edhe përballë (i ngritur në sistem) edhe: “Koronavirusit të Idiotësisë”, me kosto shumë të majme… Shkenca, bota kësaj sëmundje i’a ka gjetur diagnozën, kurën: Shtetin, i cili funksionon me kapacitet të plotë dhe në mënyrë harmonke, me gjithë paisjet, duke vënë në lëvizje makinerinë! Ndërsa tek ne “timonieri” ngjan i kapërdisuri; Majë gërmadhës, poshtë greminës! Me Motorin copë- copë, gomat e rëna në shesh, karburantin për ibret, pa i bërë shërbimet teknike mjetit – thotë edhe miku im; Bego Sinanaj- ish shofer i parkut të Eksportit dhe Autobuzave, pa bërë asnjë gërvizhje, e jo më aksident, gjatë 45 vjetëve në timon! Fatkeqësisht e ndjen këtë dhimbje sa dhe (pa) shpresë kjo “kurë”, ka rezultuar deri më tani e skaduar, në gjithë përfshirjen e jetës së tyre. “Dhe s’keni parë gjë akoma”! Ndonëse të ndodhur të barabartë nga kërcënimi i Koronavirusit edhe ata të “pa shpirt” ngjajnë paksa të zbutur, kanë “zgjuar ndjeshmërinë e dhimsurinë, pas rënies dhe kërcënimit nga Koronavirusi, i cili i ka të barabarde edhe: Engjëjt, Djajt, Krimin, Katilin dhe Xhebrailin! Koronavirusi i Idiotësisë, ka këputur Frerët! Kura; Shtetet duken të skaduar, sepse nuk ndëshkon fajtorin, por fajëson viktimën! Sa muaj mbetën pa paguar, deri dhe të mbyllet edhe Uzina e Rafinerisë së Naftës në Ballsh?! Shteti bën sehir, premton dhe mashtron, nuk e parashikon, nuk e ndalon, po ngjan se nxit këtë Hata- Krim! Lidh Kontrata Abuziviste! Të ndjesh dhimbjet e tua: Do të thotë se ke Ndjeshmëri! Të ndjesh dhimbjet e tjetrit, do të thot të jesh Njeri!

Liria e kufizuar, e drejta e shthurur

Botën e udhëheq, frymëzon, emancipon dhe e zhvillon: Dija, Mirësia, Arsyeja, Ndershmëria, Ndjeshmëria; Jo Ligësia dhe Marrëzia… Duke qënë sa më funksional dhe në harmoni: Kodi njerëzor, kodi Qytetar dhe kodi Zyrtar! Ligjet e formuluara dhe normat zakonore të shënjtëruara! Fatkeqësisht shqiptarët, në gjithë harkun kohor, edhe në sistemin “demokratiko-kaotik”- alla shqiptar, e ka udhëhequr, frymëzuar dhe rrënuar marrëzia! “Edhe “Elitat”, “të zgjedhura”, (vjedhura) janë pjesë e këtij produkti, (doemos), por elitat tek ne, nuk edukojnë, por shthurin, nuk shërbejnë, po rrëmbejnë!…  Qytetarisjet shqiptare: Endërrojnë, i zgjedhin për udhëheqës, po rezultojnë: Ëndërra- Vrasës! Udhëheqësit-Udhëhumbës: Nuk aspirojnë, nuk realizojnë: Punë e mirëqënie për Shqiptarët, por sigurojnë punë e mirëqënie për grupacionet, servilët-puthadorët e këpucëfshirësit! Nuk aspirojnë; Të lumturojnë të tjerët dhe të ndihen të lumtur; duke lumturuar të tjerët, por lumturohen: Duke dhunuar të tjerët, ndihen të Lumtur mes të Mjerëve! Nuk ndëshkojnë fajtorin, por ndëshkojnë Viktimën. Nuk ndalojnë marrëzinë, po frymëzojnë Marrëzinë! Nuk i paqton njerëzit, po i hasmëron ata!

Nuk dëgjojnë të diturit, por Kuvendojnë me të Marrët!

-Lideri i do të gjithë Dele. I përzgjedh të “zgjedhurit” nga tufa e, Korbave, Laraskave, Sorrave dhe jo nga rasati i: Shqiponjave, Thëllënxave, Dallandysheve, t’i binden “liderit”, të korbave edhe kur bënë marrëzi e tradhëti.

Turmat, votë qorre: Ecin si në telvik/ Të shtyra me Hosten/ Putkat darovisin/ Me gisht në B mbenë…

Të duartrokisin marrëzinë e Lider- Kalanderit, kur duhet t’i hedhin thonjtë në fyt”!- rrëfente i brengosur edhe Resul Nurçe- ish emigrant në Itali…

Në jetën publike të komunitetit, sidomos në harkun e këtyre viteve, kanë vërshuar në qytete, në jetën e bashkësisë, “prurje të reja”, jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por edhe me psikologjinë, e me katandinë rurale: Me lopët për litari, qentë për zinxhiri, dhitë e dhëntë, pa mend. Ditë përpara një grup banorësh nga Vlora protestuan buzë kanalit të “Naunkës”, sepse mbyteshin nga era e ndotur e ujrave të zeza! Protestuesit bërtisnin përpara kamerave kundër shtetit! Dikush e pa një ndër protestuesit në rrugë dhe komunikoi. “Po ju nuk mbani përgjegjegjësi që shkuat e ngritët shtëpitë buzë kanalit të fekaleve”? ”Po s’kishte vend tjetër”- përgjigjet marrëzia e të marrit!

-“Edhe ai bariu në mal nuk e ngrinte as vathën e tufës, buzë kanalit, e jo më kasollën poshtë gurit, sepse mendonte dhe peshonte mendimin dhe veprimin e tij”. Kjo është shoqëri shthurja e politikë shthurjes! Shteti mban përgjegjësinë e tij, për veprimin dhe për mos veprimin, i cili ka shthurur shoqërinë! Jo vetëm se ndalon marrëzinë, po e nxit, e stimulon, sepse kështu siguron jëtgjatësinë dhe lehtësinë e pushtimit, me pushtetin mbi shoqërinë e prapambetur, duke e shmangur edhe përgjegjësinë, duke i mbajtur njerëzit në luftë, konflikt me njeri-tjetrin, duke e shmangur nga vetja koston…

Kanë shkaktuar edhe shkatërrimin e infrastrukturës, të qytetarisë! Shteti ka mision të parandalojë, edukojë qytetarinë, të ndërpresë zinxhirin e shthurjes, të “koronavirusit”, mbajtjen pastër të rracës shqiptare, të mëndjeve dhe shpirtrave njerëzore, ka ndotur më rëndë shpirtërat, mëndjet, rrugët, rrugicat, të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, të cilët po largohen nga vendi, kur duhet të largojnë të ligën nga vendi! Liria në të gjithë botën e lirë është e kufizuar. Vetëm shqiptarët kanë liri të “pakufizuar”, të “drejta të shqyera”, në vendin e “tyre”. Edhe gërshërën po ta hapim jashtë harkut të saj, do të shqyhet. Ndaj është shqyer, shëmtuar shoqëria dhe gërshëra! Ndoshta është me vënd, sa e vonuar; Në lëndët mësimore, të përfshihen, shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit, në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare! Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave derë më derë e dorë më dorë, do të ishte mision mëse i sukseshëm, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetësimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani! Virusi është në piedestal, i futur në Parlament, i rënë më rëndë në Qeveri! Dhe… ”Kura” rezulton e skaduar!