Agim Jazaj: Prijësit e kërkuar dhe të munguar

144
Sigal

 

Udhëhumbësit

*Prijës janë dhe mbeten ato modele që shërbejnë dhe jo këto monstra që rrëmbejnë, ata që vrapojnë për të kaluar, dhe jo këta që pengojnë për të fituar!…

Ata që jetonin, jetojnë e udhëtojnë të lirë, të rrethuar nga njërëzit e mirë, pa pasur frikën e natës, nga mëkatet e ditës; ata që udhëtojnë të lirë ditën, pa i ndjekur pas hijet e natës!… Ata dhe ato që flenë si qëngj natën dhe jo si djaj të tmerruar nga mëkatet!

Ata që njohin dhe zbatojnë kodin e qytetarit, dhe synojnë pozicionin e zyrtarit…

Prijës është dhe mbetet ai model Njeriu, që sillet si Njeri mes njerëzve, si Qytetar mes qytetarëve…Udhëheqës bëhet dhe është ai që ka mend, dhe jo ai që ka para; ai ajo që ka tru dhe jo ai ai ajo që ka trap…Ajo, ai që bën emër pa pozitë dhe jo ata ato që bëjnë emër e bëhen ëmbël me pozitë…Ai, ajo që parashikon dhe jo ajo, ai që nuk shikon…

Ata që lumturohen duke lumturuar të tjerët, dhe jo ata që lumturohen duke mjeruar edhe të mjerët. Ato dhe ata që kanë aftësi për të dëgjuar, mundësi për të korigjuar dhe zotësi për të drejtuar. Ata që fshijnë lotin në syt’ e të tjerëve dhe jo ata që u shkaktojnë lot e dhimbje të tjerëve. Ata që zgjedhin rreth vehtes këshilltar më të ditur dhe më të rritur.

*UDHËHEQËS: është ai që i shkojnë pas njerëzit, me besimin e pa tundur: sepse ai di t’i udhëheqë, të mos ngatërrojë rrugën si udhërrfyes, dhe përgjërohet për ta, ndajnë gëzimet dhe hidhërimet, deri dhe kafshatën e bukës e përgjysmojnë…

Udhëheqës është ai që ndjen dhimbjet e tjetrit, e jo katilët e djeshëm e xhahilët e sotëm!… Të bëhesh udhëheqës duhet kohë, mend e mund, të hash shumë “sup”, e jo të bëhesh udhëheqës direkt, “të biesh në thela”, apo sepse ke një grusht para, po s’ke një grusht mend, apo sepse është: Biri i Vezikos dhe bija e Cikos! Udhëheqës bëhet ai që ka mend, shpirt e pasion!…Ata dhe ato që parashikojnë dhe parandalojnë dhe jo ata që nuk shikojnë dhe shkatërrojnë!… Ata që shërojnë me fjalë, e nuk ndyjnë me gojë, “prodhojnë mjalt’ e nuk nxjerrin plumba”, ato dhe ata që fyejnë dhe lëndojnë me gjuhën harbutrore dhe veshjen rrugaçrore!…Asnjëri nuk lind për udhëheqës, as krijues e artist, publicist, por bëhet i tillë! Nga një vështrim i shpejtë konstatohet lehtë se piramida e politikës shqiptare, në dështimin e udhërrëfimit-përpos udhërrënimit, nuk ka mundësuar përligjien e votës së sovranit! Dhe… As nuk kanë formimin dhe vetëdijen minimale:

 

*Të jen larguar,

andej nga është gatuar,

krimi dhe kontrabanda,

buka e helmuar…

 

Duke shpëlarë ndoshta paksa dhe shpirtin:

 

*O popull zgjedhës!

Se bëra atë që të thashë!

Do më falni,

a do më bëni hash!…

 

Ata dhe Ato që asnjëherë nuk i pushton ndjenja e parasë, duke e barazuar atë me parajsën, “hobi” i pushtetit të pistë! Parajsa e vërtetë nuk është baraz-paraja! Ato dhe Ata shpesh falin, që të ndihen të lumturuar, duke lumturuar të tjerët!

Le të kujtojmë ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, të papërsëritshmin, poetin Ali Asllani. Vitet bëjnë tutje, të tillë bëjnë tëhu.

 

*Kryetar’i parë,

i bashkisë së Vlorës,

paska lënë thesar,

maskarejtë e Kohës!…