Agim JAZAJ/ Njeri i shkarkon, tjetri e gradon… 

607
Sigal

DREJTUES, APO RRËNUES TË INSTITUCIONEVE?…

REAGIM I QYTETARËVE DHE I SOCIALISTËVE VLONJATË

Haberi u hap taze e mori dhenë’, nëpër rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës së “Rilindjes. U sos rrufe dhe në metropol, më thotë miku im dhe i Vlorës, Kristo Mërtiri, i lidhur shpirtërisht dhe i dhëmb për Vlorën, Labërinë- “Kurorë Lavdie”… Madje, bëri tutje në gjithë vendin, në rrjetet sociale, ditë më parë: “Shkarkohen drejtori i parë i Rilindjes në Vlorë, me firmën dhe vulën nga ministri. Madje, edhe një drejtor tjetër që kishte të bënte me TEC-in, që nuk punoi asnjë ditë e shkarkuan.  Këndonjës të shtypit dhe dëgjues të TV-ve mblodhën buzët dhe shumë të pa, e të vëmendshëm, pas asaj që ndodhi ditë më parë filluan të bënin edhe hesapin e votës “pa hanxhinë” : “Është përligjur, apo është përdhosur”: “Qeveria e Rilndjes” është e vendosur, nuk bën pazare, të abuzojë me 1milion shuplakat e shqiptarëve”- konkludonte një grup.

-Aferim e thanë me plotë gojën-pothuaj gjithë këndonjësit e shtypit, dhe të gazetës “Telegraf”, shikuesit e dëgjuesit e tv-ve anembanë “Shqipërizës” hallemadhe, po edhe Stefan Miho, i ardhur nga kurbet lumi!

Mirëpo… pa kaluar pak ditë dhe shumë orë, erdhi dhe çudia e dytë, më çudibërëse, bërë me dije nga mediat publike, e thënë me gjysmë zëri dhe të plotë nga brenda selisë rozë dhe  përfaqësuesit e Pushtetit Ekzekutiv se shumë shpejtë  Rilindasit e shkarkuar gabimisht do i sistemojmë brenda ose jashtë vendit në detyrat që kishin ose në vende të tjera. Por Mustafa Dedenika i habitur përballë kësaj arsyeje të panjohur, me arsyetimin e tij intelektual e rrëzoi hipotezën me argumentin. “Nëse do të ishte bërë gabim, duhet të rikthehen në detyrat e tyre, madje dhe të vihej në vend dinjiteti i personit, të zgjedhësve, shtetit, duke  njohur dhe opinionin qytetar dhe atë socialist”…

Përballë kësaj  shaka- shakavellë të serisë, një këndonjës i vëmendshëm shpërndahu dhe lajmin esëll: “Një grup i vogël Rilindës, idealist socialist- dhe pragmatist të thekur kishin çjerrë në mënyrë demonstrative “Kartat” e Anëtarësisë, përballë monumentit të Ismail Qemalit”: Revolta e tyre, zjarri përbrenda shpërtheu përjashta!

Mirëpo një pjesë jo e vogël tregohen të ashpër në analizën rrufte, qysh nga përzgjedhja e tyre, vetëm nga “stallat e ndotur të politikës”, prej rrjeteve nepotike dhe të farefisnisë, të cilët i kërkojë të përzgjedhin “jo njeriun për punë, por punën për njeriun”, klientin për të lehtëpërdorur dhe keqpërdorur”! Dhe prapa tyre kanë rezultuar dhe pozuar nuk “kanë vetëm suportet politike, nepotike, po dhe frike, qoftë dhe ndaj autorëve të njohur publik ndaj kritikave publike me fakte e prova, të cilat nuk kanë lidhje, aspak me personin, qoftë dhe me gradat e titujt- tundur, por me institucionin dhe pozicionin, abuzimin dhe përbuzjen që u bëhet qytetarëve…Ndonëse edhe me njerëzit më të afërt të tyre rezultojnë edhe miq! Dhe më shkoqur e thoshte ashiqare në shtypin e shkruar një autor i njohur: “Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë  t’u shkaktosh dhimbje të mirëve”!

 Nga zgjedhjet e 24 viteve me synimin për zgjidhe, ende po vazhdon bilanci i rezultuar si deri më tani: “Kemi bërë shumë Zgjedhje, dhe kemi korrur (as) pak Zgjidhje”!

 -Ka kaluar më shumë se 1 vit dhe “produkti” i këtyre zgjedhjeve, të zgjedhurve, drejtuesve të kësaj administrate duket sheshit. Mjafton të hedhësh një sy nëpër radhë e gjata prapa dyerve të mbyllura dhe pas sporteleve të zyrave që u përplasin zyrtarët qytetarëve për vite të tëra për një firmë e vulë në fytyrë. Mjafton të lexosh vendimet e formës së prerë të Gjykatave dhe të abuzuara nga ZRPP e Vlorës! Mjafton të shikosh me sytë e ballit, dhe me “sytë e arsyes” radhët e gjata dhe abuzimet, mos shërbimet në Spitalin rajonal të Vlorës, ALUIZNI, përpara zyrave të “Kthim (Ngatërrimit) të Pronave, zyrave Të Padrejtësisë, etj.,-thoshte Isuf Danaj një Socialist “24 karat”, dhe kujtoi të freskët premtimin e Kryeministrit të Rilindjes dhe deputetit të Vlorës:

“Se Hipoteka, ALUIZNI, Kadastra, Spitali, si institucione më të prekshme dhe më të korruptuarat dhe të komprometuarat do t’i drejtojmë vet ne socialistët”. Madje dha dhe numrin e telefonit, adresën e “STOP RRËNIMIT”, Zyrën e Deputetit të mbushur defterët nga kalander me ankesa për pushtim dhe zaptim dhe rrethim të apartamenteve të banimit etj…

Dhe për fat të keq, as telefon nuk u hap, asnjë letër a denoncim në “Stop Rrënimi” janë dërguar dhe pamje dhe kanë pirë ujë te “çezma e thatë”,- thotë jo pa dhimbje, deri në pikëllim edhe Isufi. Dhe sa e sa Isuf  buzëplasur nga mosmarrja e shërbimeve nga administrata, ankesa dhe abuzimet që vazhdojnë të bëjnë këta drejtues të bërë dhe publike me fakte e prova si në Hipoteka, ALUIZNI, Spitalin Rajonal, etj., nëpër salla e pas dyerve

hijerëndë do të gjesh njerëzit buzëplasur nëpër radhët e gjata, për mbi 24 vjet dhe po i pjekin në takallai kjo administratë e “përzgjedhur” e pa shpirt!

Njerëzit e përzgjedhur nga “stalla e ndotur” e politikës dhe të përzgjedhur në poltrone drejtuese, harrojnë  fjalën pa egjër të lashtësisë popullore “Të ndenjurat i kanë të tyre, jo karriget”.  “Duket se rezulton ndryshe në psikologjinë e tyre”!- shtyn bisedën Isufi, këndonjës i vëmendshëm.

Drejtuesit e sotëm kanë misionin e sotëm dhe të nesërm, për të vendosur një gur të gdhendur në themelet e shtetit dhe jo t’i nxjerrin dhe gurin e fundit, të korrigjojnë, edhe mëkatet e paraardhësve dhe jo të bëjnë, e t’u lënë zullume pasardhësve…

Këta Drejtues, ose e thonë më açik Dredhues, kanë bërë trokë edhe kutitë e 1 milion shuplakave dhe kanë mbetur shqeto teneqetë!