Abi Malltezi: FAKT: Blinken-Kim shpallin Dvoranin kampion të antikorrupsionit

447
Nga Abi Malltezi
Ballafaqim faktesh:
FAKT: Blinken-Kim shpallin Dvoranin kampion te antikorrupsionit.
FAKT: Dvorani ka (1) “harruar” 87,000 euro pa deklaruar ne formular dhe (2) ka pranuar apartament dhoro nga Albtelekom dhe pastaj ka qene gjyqtar ne shume gjyqe Ku Albtelekom ka qene pale, (3) Prokuror komunizmi qe ngriti akuze per terrorizem ndaj te rinjve qe hodhen bustin e Stalinit ne 1990 (mjafton ky fakt dhe nuk mund te ishte gjykates!)
FAKT: Vetingu ka hequr dhjetera gjyqtare e prokurore per harresa sa 1/5 e kesaj shume qe harroi ky;
FAKT: Vetingu ia gjeti shkelje dhe e hoqi nga puna nje gjyqtare pse gjykoi 1 ceshtje ku i ati i kish qene vite me pare gjyqtar; ndersa ketu Dvorani merr dhoro apartament pastaj vete ai gjykon 6 (jo 1) gjyqe te Albtelekom me pale te tjera!
Ky eshte standardi i antikorrupsionit dhe reformes ne Drejtesi? Kjo eshte thjesht deshmi e pacipesise dhe talljes me ata qe i hane mufkat pa perdor mendimin kritik “pasi keshtu e ka thene Amerika!”
FAKT: dje mediat treguan se ajo qe kish thene Presidenti amerikan per vrasjen para 3 javesh te terroristit ne Afganistan ishte e genjeshtert, ne fakt kishin vrare nje punonjes ndihmash dhe 7 femije. Kete e zbuloi media e pavarur ndersa Blinken nuk e ka pranuar ende dhe nuk ka pergjigje, mesa duket “se amerika nuk jep detaje por i ka te verteta” do na thosh ndonje bimbo e Soros. 🤷
Por si shpjegohet qe Partia e krijuar nga njerezit e lire dhe per njerezit e lire ne Shqiperi nuk guxon te permende kryekorruptuesin Soros, nuk guxon te permende si tallje te ulet kete palacollekun me Dvoranin qe u permend si keqberes deri nga komisioni i Venecias? Kjo qe eshte shume e lehte per njerez te lire, behet shume e veshtire per njerez te marre peng qe pastaj mbajne gjithe partine ne pengmarrje.
Sigal