Zef Preçi: Amendimet kushtetuese dhe një fabul e vjetër

269
Sigal

Dikur në fëmijëri kam pas dëgjuar një fabul të kohës së mbretit Zog. Një fshatar doli në treg të shiste një gjel dhe një ka, këtë kafshë pune e rëndësishme në familjet bujqësore të kohës, vendosi ta shiste 5 Lekë. Ndërsa gjelin, një shpend shtëpiak shumë i përhapur dhe i zakonshëm, madje edhe i lirë, do ta shiste 300 Lekë (?!)  Sipas rregullave të kohës, shitësi (fshatari pronar i gjësë së gjallë të nxjerrë në treg), u kishte vënë tabelën me çmimin secilës kafshë dhe po priste ardhjen e klientëve.  Sapo u hap tregu, blerësit u turrën te ky fshatar që ofronte të shiste kaun kaq lirë. Askush nuk po ja hidhte sytë gjelit.  Mirëpo, sapo dikush ofronte paratë dhe ishte gati për të marrë kaun për laku dhe ta çonte në shtëpi, fshatari shitës i thoshte:  “Të lutem, ju mund ta merrni kaun, por duhet ta blini atë së bashku me gjelin, unë i ofroj vetëm së bashku”. Kjo histori më kujtoi  Ku(*)vendin e Shqipërisë,  ndërsa po “diskuton” amendimet e njëanshme kushtetuese më të çuditshme në botë, pikërisht si ato që bëhen në vendet diktatoriale,  apo në republikat e bananeve.  Domethënë, po përgatitet terreni social dhe institucional, që slogani  “Mbro të Ardhmen” të shndërrohet në  “Bli të Ardhmen”.  Domethënë, “hapja imagjinare e listave shitet vetëm me heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Binduni, o qytetarë shqiptarë, se “s’keni parë gjë akoma”.  Është koha të kuptoni se sa larg se qeni vend normal dhe qindra vjet mbas dhe anash Europës  së ëndërruar  jemi.