Ylli Dylgjeri: Qemal Stafa dhe debati institucional: Kryeministri-FSHF

614
Sigal

Qemal Stafës, nuk i ndahen Minxhozët edhe pas…80 viteve!

Pas një debatit institucional Kryeministri-FSHF,
e më pas në media ndërmjet administratorit të stadiumit Bardhyl Minxhozi, dhe zv.kryeministrit Erion Braçe bie në sy edhe një fakt i çuditshëm:
Heroit te Popullit Qemal Stafa nuk i ndahen Minxhozët (matjanë) qysh nga dita e vrasjes
në vitin 1942 nga italianët, e deri me sot në 2019 kur kërkohet sërish ndryshimi i emrit të Stadiumit!
Qemal Stafa është nga të rrallët komunistë emri i të cilit nuk mbart asnjë ngarkesë negative në çdo kohë. Ai mbeti i njëjti idealist deri 5 majin e viti 1942 kur u vra i rrethuar nga 200 milicë në një shtëpi në Tiranë duke shkëmbyer zjarr me ta, dhe duke u bërë kështu simbol i rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe duke e kthyer ditën e vrasjes së tij në ditën e kujtimit të të gjithë dëshmorëve të atdheut.
Historia e dokumentuar nga dëshmitë e bashkëkohësve të Qemalit në momentet e vrasjes na njeh me njerëzit që ishin pranë tij në momentet e fundit të jetës. Njeri prej tyre, Beqir Minxhozin, ose xhaxhai
i Bardhyl Minxhozit të sotëm, është edhe më i anatemuari!!!
Sipas Gjystina Satës (Flora Dishnica), që jep pak a shumë të njëjtën situatë si Drita Kosturi në dëshminë e saj, “Beqiri (Minxhozi) doli në mëngjes për të psonisur. Ndërkohë ne ishim duke pritur. Prit Beqir e s’ka. Kur nga ora 1.(pasdite) hapëm perden për të parë e shohim Beqirin që vjen me një tufë me policë, mes tyre ishte edhe një Gëzim i famshëm, spiun i SIM-it.
Beqiri ishte i arrestuar, i lidhur. Them shpejt Qemal…etj., etj.

* Në vijim, ja ç’thonë edhe kolegët e tjerë të ndodhur në vendngjarje:

SKENA E VRASJES
I rrethuar nga 200 milicë dhe me një pistoletë dhe dy bomba në dorë, Qemal Stafa, në ato momente kishte dy rrugë ose të arratisej, ose të vritej. Kishte shumë pak mundësi me të parën, rrjedhimisht ndodhi e dyta.
Ishte ora 09.35. kur baza në Tiranë ku strehoheshin ai dhe 6 persona të tjerë u zbulua dhe të gjithë dolën nga prapa banesës me synimin për t’u larguar.
I pari kishte dalë nga shtëpia Isuf Keçi për të marrë disa materiale, por kur u kthye e gjithë lagjja ishte me policë dhe shtëpia ishte e rrethuar.
I dyti kishte dalë Beqir Minxhozi, por befas ai ishte arrestuar. Në xhep i kishin gjetur kontratën e shtëpisë që kishte marrë me qira dhe emrat e atyre që strehoheshin…etj., etj.

Kush e spiunoi bazën ku fshihej qemal stafa?
Janë disa fakte që hedhin dyshime të forta që baza ku ishte Qemal Stafa është spiunuar.
Madje nga vetë shokët e tij. Baza ku strehohej Qemal Stafa kishte tri ditë që ishte marrë me qira dhe ishte e pamundur që policia ta zbulonte kaq shpejt.
Arrestimi i beftë dhe i çuditshëm i Beqir Minxhozit me të cilin policia shkoi në shtëpi dhe e rrethoi është një tjetër fakt i dyshimtë.
Po cilët ishin ata që e zbuluan bazën?
Tre janë personat ndaj të cilëve janë hedhur dyshime të forta për zbulimin e bazës ku strehohej Qemal Stafa: Kristo Themelko, Enver Hoxha dhe Beqir Minxhozi…

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme
në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”.

Sot pas me se 80 viteve kemi serish nipin e familjes Minxhozi, Bardhylin, që ka hyrë prap
në ” bazën” e Qemal Stafës, në Stadiumin me
të njëjtin emër, dhe ka marrë përsipër t’i heqë emrin apo të sqaroje, se pse duhet hequr emri i Qemal Stafes nga Stadiumi!

Ja dhe reagimi i Minxhozit, që është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në media:

Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.
FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojnë që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Evropë dhe SHBA:
Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – New Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA
Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare
”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të caktuara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit.

Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e radhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.
Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proces do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë një impiant modern dhe bashkëkohor.

Ky ishte qëndrimi i administratorit të FSHF,
dhe njëherësh nipit të Beqir Minxhozit për ndryshimin e emrit të Stadiumit. E çuditshme por e vërtetë! Si të mos mjaftonin pikëpyetjet për xhaxhain, Beqirin, nipi rimerr përsipër pikëpyetje të tjera të panevojshme në konflikt interesi, për një mbiemër që mbetet enigmë
në vrasjen e heroit.