Ylli Dylgjeri: Policia e informacionit… trokiti para 7 muajsh në derën time

636
Sigal

Policia e informacionit…

…trokiti para 7 muajsh në derën time.
Trokiti për një humor, trokiti për vjershë, trokti për një strofë, trokiti për fjalën… kakë! Kaq duhej që garda e militantëve të ardhur nga provincat në zyrat e Administratës të më sulmonin mua.
E realizuan qëllimin, më larguan nga puna për një vjershë në Facebook! Haaaaaaaa. Mediokër.
“Do të mbahet mënd si Dëshmori i parë i Facebook- ut Ylli” – u shpreh Andi Bejtja aso kohe. Por nuk u la me kaq. Regjimi me qillota
u egërsua. U shtrëngua dhe plasi nën qillota. Thuhet se edhe urinon nga frika nën to. Por më tej rradhët e “dëshmorëve” të fjalës së lirë u shtuan. Vazhdoi çensura. Policia e informacionit u hodh në veprim…Dikur në opozitë, pas çdo dalje të Liderit të PS në ekran dëgjonim ti përshëndeste gazetarët e TV Klanit:
Të fala Sandrit!
Sot pas mbylljeve të Portaleve. mbylljeve të emisioneve, largimit te gazetareve, arrestimit
të shkruesve në Facebook, mbylljes së gojës, presim nga Lideri i Opozitës ti thotë sërisht gazetarëve të ERTV-së:
Të fala Sandrit! Por tashmë Sandër Lleshit.
Akuzat janë nga më qesharaket: Përhapje paniku! Qen e lehaqenës, kazan …etj.
Ju thashë aso kohe kolegëve: Kujdes, po troket edhe për Ju! Por, disa gazetarë “profesionistë”
e leftistë, më ironizuan duke më thënë: nuk iket nga puna për një kakë! Dakort. Bëni kakën tani! Rreshtohuni në grevë , ose ta gëzoni ligjin e çensurës! Regjimi me qillota është hedhur në aksion:
Të zë për fyti edhe me tespie.Të mbyt.Të than përshtymën. Të nxin ekranin e të çon deri…në Kosovë të thuash të vërtetat e shtetit Amë.
Urime Adi Krasta! E vërteta duhet të thuhet,
nuk ka rëndësi nga thuhet. Thuaje Adi.
Sot, po të dëgjojmë të gjithë si komb.
Mbylleni edhe TV-në e Kosovës…qesharakë.