Ylli Dylgjeri: Në Shqipëri të rinjtë përballen me një Kryeminister që u thote: dilni pasdite te shefja ime e kabinetit!

212
Do vish të takosh shefen time të kabinetit!
Kështu i tha Edi Rama dje një te reje në një komunikim online. E ftonte për punësim në administratën publike! I kish shkurtuar të gjitha burokracitë e punësimit.
Të rinjtë kanë shpenzuar një mal me para për të studiuar në universitetet më prestigjioze të Evropës Perëndimore. Kanë harxhuar kohë dhe energji në studime për të fituar me mund diplomat e nivelit master disavjeçar me 180 kredite në këto universitete. Por në Shqipëri përballen me një Kryeminister qe u thote: dilni pasdite te shefja ime e kabinetit!
E ftonte Edi, si ne shtëpine e vet vajzën: dil pas dite nga zyra e flasim…Ky është Kryeministri ynë që drejton vendin. Më vjen të qesh kur kujtoj se administrata publike ka nje Ligj, ka një Status, ka një Departament, ka një Njoftim, ka një konkurim, ka një vlerësim, ka një afat, ka një përzgjedhje, ka një shpallje, ka një…mut!
Hajde pasdite nga zyra, e tako shefen time! Vendet jane lira dhe hajde kap çtë kapesh!
Ky është Kryeministri që pret OK-un e europes.
Europa jep parate, asiston në ligjbërje, bën trajnime, bën raporte dhe në fund Kryeministri ynë më i lexuar, më trendi, më i zgjedhur, i thote të rinjve : dilni nga zyra
pas dite…
O zot, çna u desh që lexuam, konkuruam e fituam se kështu e thote ligji. Edhe në komunizëm veç CV e biografise duheshin dhe dy rekomandime per punesim nga drejtuesi i Partise. Sot jo! Sot duhet vetëm një lajmërim, një TV, e një program, ku të bëje spektakel Edi Rama. Po u Perputhen, kalo nga shefja…
Edi është edhe Lal Kros edhe Kryeminister edhe Mbret.
Suksese rini, dilni njëhere pasdite nga zyra…
Ku jeni o Soreca, o Kim, o aliene? Keni sy e veshë?
Po e ekzaxhiroj? Jo. Hyni ne google dhe aty e keni.
Sigal