Ylli Dylgjeri: “Çaushesku, nuk ka gisht!”

554
Sigal

Ylli Dylgjeri ka bërë një reagim epik në rrjetet sociale, ku duket se thumbon deklarimet e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se mund të jetë pak arrogant, por nuk pranoi asnjë nga përgjegjësitë mbi atë që ndodh.

Dylgjeri ka postuar një koment në rrjet, duke iu referuar barcaletave që qarkullojnë në kohët e diktaturës.

Nga Ylli Dylgjeri

Çaushesku, nuk ka gisht!
(ka ndodhur në Rumani)

Dihet tashmë humori që qarkullonte në diktatura, apo në prag diktaturash.
Tregojnë për një humorist të madh rumun që bënte humor me politikën dhe qeverinë. Thoshte biles nga një barcaletë në ditë. Sa…u bë edhe shqetsim i madh për regjimin. U bë sa s’mbante më ujë pilafi.
Atëherë regjimi i egërsuar vendosi ta eleminojë.
Jo! – tha Çaushesku, më keq do bëhet, do na e marr vesh bota dhe do na bjerë mbi kokë!
Atëherë çtë bëjmë Shef?
Thirreni, e urdhëroheni që për çdo humor që bën të thotë:
Nuk ka gisht Çaushesku!
Si urdhëron Shef!
Të nesërmen e thërrasin kompetentët humoristin, i trasmentojnë porosinë, dhe marrin dakortësinë nga Ai.
Të pasnesërmen në darkë, del barcaleta e rradhës me një lajm: zonja Çaushesku është shtatzanë! Çaushesku nuk ka gisht! Kaq.
Kemi gra shtatzëna Ne rrotull?