Vdiq pasi bëri vaksinën kineze/ Berisha: Vrasje e mirëfilltë shtetërore!

227
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas një grua 74-vjeçare nga Berati ndërroi jetë pasi bëri vaksinën kineze. Berisha e quan një “vrasje të mirëfilltë shtetërore”.

MESAZHI I BERISHES

Miq, qytetarja Donika Babunja, 74 vjeç nga Berati, ndërroi jetë 24 orë pasi bëri vaksinën Sinovac.

Së pari, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Babunja për humbjen e njeriut tyre të dashur.

Së dyti, denoncoj publikisht këtë tragjedi si një akt kriminal dhe vrasje të mirëfilltë shtetërore.

Kjo sepse vaksina Sinovac ka qenë e kontra-indikuar tek e ndjera që i mori jetën.

Dokumenti zyrtar, pasaporta zyrtare juridike që shoqëron vaksinën Sinovac, e postuar në këtë FB dy ditë më parë në statusin: Breaking News! Abuzim dhe mashtrim i rrezikshëm i Xhahilit të Surrelit dhe Ndrikull Hajnisë me vaksinën kineze, ka të vendosur si kontra-indikacion N1 për bërjen e vaksinës në moshat nën 18 dhe 60 vjeç e sipër.

Edvin Xhahili dhe ndrikull Hajnia në mënyrë kriminale kanë fshehur pasaportën, protokollin zyrtar të shpërndare në mbarë botën për vaksinën Sinovac, dhe në një akt makabër elektoral urdhëruan të kundërtën, vaksinimin e qytetarëve mbi 60-70 vjeç, gjë që ka shkaktuar një seri vdekjesh pas injektimit të vaksinës zyrtarisht të kontra-indikuar për personat mbi 60 vjeç dhe nën 18 vjeç.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë urgjent hetimin mbi morinë e vdekjeve pas vaksinimit me vaksinën Sinovac në kundërshtim flagrant me protokollin, udhëzuesin zyrtar, me të cilin autoritetet kineze kanë shpërndarë vaksinën Sinovac në mbarë botën.

Unë gjithashtu paralajmëroj punonjësit e shëndetësisë që administrojnë vaksinën në kundërshtim me udhëzuesin, dokumentin zyrtar juridik të saj, te të sëmurët e tyre, se nuk është e largët dita që ata do përgjigjen penalisht për krimin e kryer.