“U çmend presidenti”/ Bushati: Letra e Metës kishte fakte për tërmetin!

578
Sigal

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Open” se nëse qeveria do të merrte parasysh letrën e Metës, nuk do të kishim kaq shumë viktima.

Sipas Bushatit, në letër kishte fakte racionale për këtë katastrofë natyrore.

“Unë pashë debatin e së hënës që u zhvillua me zv/ministrin Shkreli këtu në Open dhe nuk e mora vesh në qoftë se tek pallati i shembur në Thumanë u dha leje për të qëndruar brenda apo jo.

Unë iu ktheva letrës së Metës ku qeshëm të gjithë dhe ku qeveria na bëri shoë që na u çmend presidenti. Përtej faktit që aty na parashikohej për një tërmet letra në brendësi kishte fakte racionale.

Aty shkruanin hajde ulemi në një tryezë për të folur a kemi kapacitete për të përballuar situata të tilla”, deklaroi Bushati.