Testi i Gjuhë-Letërsisë, Fuga: Me gabime trashanike, edhe përgjigjet i kanë të gabuara

296
Sigal

Akademiku Artan Fuga tha se testi i Gjuhë-Letërsisë për maturën shtetërore ka gabime trashanike. Fuga tha se madje edhe përgjigjet e testit janë të gabuara.

“Nuk mund të quash një përgjigje të drejtë apo të gabuar, kur ajo mund të interpretohet. i thonë maturantëve hajdeni diskutojmë, por për çfarë të diskutojnë?Diskutimet bëhen kur ka dyshime, ata që kanë përgatitur testin shprehen të bindur se kanë të drejtë, atëherë për çfarë duan të diskutojnë”, u shpreh akademiku.

Fuga tha se edhe pyetjet që i kanë marrë nga teste që aplikohen në Britaninë e Madhe, i kishin marrë përgjysëm, duke i lënë mundësitë të hapura.

“Të gjitha justifikimet, duke nxjerrë këtë tullumbacen e Oksfordit është pesë me hiç”, tha Fuga.

Sipas tij, për herë të parë në historinë e njerëzimit nxnësit janë ngritur dhe po i thonë mësuesve që pyetjet e tyrë janë budallaqe.