Tërmeti, mileti dhe shteti…

762
Sigal

AGIM JAZAJ

Njeriu nuk duhet të Pendohet, atherë kur pengohet!

Mëndja barbare dhe shpirti katil; ndërseu të marrët dhe barbarët mbi pronat publike, ndërtuan aty ku nuk mund të ndërtohej, zaptuan dhe pushtuan pronat, troje ngritën pallate mbi mëkate… U morën edhe jetën mjeranëve…

U kthyen nga; “pa mender brekë në b”… në pasunar të harbuar!U graduan dhe u katapultuan, Pushtuan buzë detet, rrugët dhe malet…

Dhe s’kemi parë gjë akoma, me blancin Tragjik nga tërmeti i 26 Nëntorit:

– 51 jetë të humbura tragjikisht, 920 qytetar të lënduar, 6000 mijë njerëz të mbetur të pa streh, 3 mijë apartamente dhe 2 mijë banesa të dëmtuara…

– Ekspertët të BE; ndoshta në bashkëpunim me specialist tanë, të fushës, sidomos nga ata, ato të arsimuar përpara viteve ’90, duhet të shkojnë në “SKANER” gjithë vendin, e sidomos QYTETET BUZË DETIT; të “desantuara”, e cenuara nga dora, shpirti e mendeje barabarët!

     *Ndërtesa 200 vjeçare, ka edhe në Dushkarak…

 Edhe në vendlindjen time, Dushkarak të Vlorës, janë ngritur ndërtesa, shtëpi dy-katëshe. E tillë ishte dhe shtëpia e babait tim dhe jo vetëm, por të tilla kish dhe jetojnë ende në gjithë krahinën e: “Kudhës Grehotit”, madje me një projekt fiks!

Këto ndërtesa, janë ndërtuar përpara 200 viteve dhe jetojnë edhe sot, për shtatë palë qejfe, pa asnjë drithërim e paralajmërim për tërmete edhe mbi 6.4 ballë. Ndërtesa të tilla nga të parët tanë i shohim me nostalgji dhe krenari. Dhe  pse të braktisura tashmë, kanë rezistuar, u kanë bërë ballë gjithë tërmeteve, përgjatë dy shekujve. Këto e kudo, si të gjitha ndërtimet e asaj kohe, nuk janë ngritur e projektuara nga inxhinier, as me leje ndërtimi nga autoritete dhe as me Leje Legalizimi, nga Institucionet!…

Por, mendja e ndritur, e përgjegjëshme, për kokën e tyre dhe për pasardhësit e para në jetë për këdo, nga njerëzit, ndonëse të pa shkollë, por jo pa mend në kokë, i ngrinin sarajet (deri dhe stanet) me përgjegjësinë minimale dhe maksimale, për tu bërë ballë rrënimit nga i ujërat, tërmeti, që mund të binte, të mos i zinte nën vete, të mos u rrezikoheshin familjet, fëmijët e tyre…. Dhe këto ndërtime, nuk kanë asnjë fije hekur dhe beton në kolonat, themelet e muret, asnjë dorë çimento… Por, “fijet e këtyre”: “Hekur, Beton, Kolonë”; ishin në mëndjen e njerëzve, që shihnin përtej vetes dhe kohës, deri dhe “Prapa Malit”, si i thonë llafit të moçëm…

Kur sheh dhe përjeton me dhimbje, deri në palcë, shkatërrimin e pallateve dhe të shtëpive nga tërmeti i 26 Nëntorit, kryesisht të ndërtuara pas viteve 1990, me humbjen e mbi 50 jetëve njerëzore, në vitit 2019, të ndërtuara me “projekte bashkohore”, “teknologji të përparuar”, rezulton se: Gjëma e sotme me hatanë e nesërme e sheh, e thotë kushdo burimin nga:

1-Tërmeti,

2-Mileti,

3-Shteti!

Jo vetëm nga Zoti, por dhe nga i Zoti”!

Kontigjenti i këtyre apartamenteve, të projektuar, realizuar dhe rezultuar me Projekte, Kolona- Betoni, Hekur, Çimento; nga specialist, arkitek të ndërtuara, kontrolluara dhe të legalizuara, po nga specialist dhe socialist, me spaleta!

Shkelja dhe abuzimi i këtyre parametrave, i ligjeve, duke mos mbajtur as distancën, hapsirën e ndërtimeve, sipas Ligjit të Urbanistikës, madje duke ndërhyrë mëndja barbare me dorën barabare të miletit: Në ndryshimin e projekteve, thyerjen e Kolonave, Themeleve të apartamenteve, deri në kthimin e tyre në Lokale, “Ofiçina, Kombinate, Uzina, Areoporte” e marrëzira të pa fund kudo edhe në Vlorë, si në Pallatin 1212 në lagjen “24 Maji” nga pushtues – zaptuesit e Qëndrës shëndetësore, të cilët i kanë thyer kolonat, themelet, kanë çarë mureve, hapur dyer e shqyer dritare jashtë projektit.

U kanë thyer: Shtyllat vetebrore pallateve, kanë kërcënuar edhe jetën e tyre të parën, e le më e të tjerëve. Dhe kjo Hata, Krim i shfaqur sheshit, cënon dhe kërcënon kudo, edhe në qytetin e Vlorës, si dhe në rastin e pallatit në Lagjen “29 Nëntori”, ku ishte “Gjallica, i cili është deformuar, ngjitur me pallatin tjetër, i publikuar edhe në mediat këto ditë, por dhe nga banorët e atjeshëm!…

Ndonëse klithmat janë të hershme, ato kanë rënë në veshin e shurdhër, në arrogancën dhe prepotencën e shtet – pushtetit.

Dhimbja është e madhe, dhe plaga do rrjedh gjatë nga rrënimi, krimi që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit…

Përballë kësaj plage të hapur thellë, përgjegjesia është Konkrete, e Adresuar:

1-Kush i LEJOI?

2-Kush i NDËRTOI?

3-Kush i LEGALIZOI?

Por, edhe ai, ajo, ata që blenë e futën kokën në këto katrahura, mbajnë përgjegjësinë e tyre, dhe po e paguajnë haraçin nga papërgjegjshmëria e mendjelehtësia e tyre!

Jep paranë, e bën hatanë!…

Askush nuk të detyron të hypësh me Shoferin që të rrezikon.

Askush nuk të detyron, të shkosh të pish kafen, ku nuk të pelqen.

Askush nuk të detyron të blesh në Dyqanin që nuk e njeh dhe nuk ke garanci…

Askush nuk të detyron të futësh Kokën, aty ku rrezikon Kokën…

Por, njeriu nuk duhet të Pendohet atëherë kur Pengohet!

E gjitha kjo Hata, ka një përgjegjës Kryesor: Të PA PERGJEGJSHËM- SHTETIN, që po kërkojnë me Pishë, dhe Votojnë deri në Verbëri Shqiptarët, i cili duhet tu dalë për ZOT shtetasve, deri t’i paralamërojë për të marë Çadrat: “Sepse nesër do të bierë shi”!..

Ky është shteti i Qytetërimeve- për Qytetarët!

Por sheti ynë, thanë dje dhee sot qytetarët: “I lë në shi, u prish shtëpitë në palcën e dimrit, deri duke akuzuar dhe njeri-tjetrin: Atë që iku, duke “larë duart” ky që erdhi! Duke harruar se: të Parin, të Parët i përzunë shqiptarët me votën e tyre, dhe sollën të Dytin, të Dytët: Më Abuzues se sa të Parët, më Zullumqar dhe më Grabitqar se sa të Parët, të cilët jo vetëm nuk e ndalën Rrokullimën, Katrahurën, nuk e mbushën, por e thelluan gropën dhe popullit i bën gropën”!