“Të lëmë mënjanë protagonizmin, bashkarisht të përballojmë Covid 19″/ Mesazhi i Tritan Kalo

46

Mjeku i njohur Tritan Kalo, duke cituar kreun e OBSH-së, shprehet se pandemija e Covid 19 po përshpejtohet, duke përcaktuar edhe 3 hapat që duhen ndërmarrë në këtë situatë që janë: 1- testimin e çdo rasti të dyshimtë, 2- izolimin dhë përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe, 3- gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.

Kalo shkruan se edhe në Shqipëri nuk po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq.

“Së bashku dhe në mirëkuptim maksimal do të mundemi t’ia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19.

Politikat e mëdha, militantizmin e verbër, gjithdijesinë, protagonizmin e vanitetin delirant, gojëhidhësinë dhe gjysmëdijenitë analfabetiko-funksionle, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë….

T’u bëhemi krah me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjeksor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”, shkruan Kalo.

Nga Prof. Tritan Kalo.

“Kemi ende ditë të vështira para nesh. Pandemija po përshpejtohet, ndaj duhet vijuar me: 1- testimin e çdo rasti të dyshimtë, 2- izolimin dhë përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe, 3- gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë – rikëshilloj dje më, 23 mars 2020, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shefi i OBSH/WHO, si tre nga masat më efikase të kontrollimit të Pandemisë Covid-19, krahas distancimit social, higjenës, ushqyerjes, etj

Ne në Shqipëri nuk po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq.

Së bashku dhe në mirëkuptim maksimal do të mundemi t’ia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19.

Politikat e mëdha, militantizmin e verbër, GJITHDIJESINË, PROTAGONIZMIN e VANITETIN delirant, GOJËHIDHËSINË dhe GJYSËMDIJENITË analfabetiko-funksionle, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë….

T’U BËHEMI KRAH me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjeksor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”….

Të qëndrojmë në mjediste tona, KUR nuk kemi asnjë arësye ekzistancialiste për tju ekspozuar Sars-Cov-2……MBROJMË VETEN dhe NJËKOHËSISHT vemë edhe më pak NË RREZIK jetët e mjekëve, infermjerëve, imazheristëve, farmacistëve, laborantëve, administratorëve, sanitareve, shoferëve, teknikëve të mirmbajtjes, barrelistëve, koordinatoreve, policëve e ushtarakëve, etj. të cilët përkujdesen për të sëmurët me Covid-19 në spitale dhe ambulatorisht…

Prof. Përparim Kabo thelbësisht qartazi shprehet se: “Kur vdes një njeri vdes një jetë, kur vdes një mjek vdesin qindra jetë”….

JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË….PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETMOHIM e PROFESIONALIZËM shëmbullor….KURRË mos haroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI….