Taulant Dedja: Këshilli i Europës, shkollë e vërtetë demokracie

724
Sigal

Taulant Dedja

Këshilli i Europës, shkollë e vërtetë demokracie
Nga disa media mesova qe nje zyrtar i Qeverise se Rilindjes se vdekur eshte perjekur te krijoje insinuata (pas vendimit te Keshillit te Europes per te mos monitoruar votimet) ne lidhje me institucionin prestigjioz paneuropian, pjese e te cilit eshte Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut bashke me Asamblene Parlamentare dhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
Une kam qene 8 vjet anetar i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe 4 vjet perfaqesues i Shqiperise ne Komitetin per Demokracine Lokale. Gjithashtu drejtues i grupit te eksperteve per Reformen e Decentralizimit realizuar nen kujdesin dhe me financimin e Keshillit te Europes. Kesisoj nuk mund te rrija pa reaguar ndaj nje nje deklarate provokative qe perpiqet te denigroje nje institucion qe eshte mbi te gjitha nje shkolle e vertete demokracie. Po si ne cdo shkolle, edhe tek kjo shkolle ka nxenes mbetes… se klasa nuk kalohet vetem se ke studiuar per anglisht dhe asgje tjeter…
Zyrtari ne fjale e tregoi qe nuk eshte vecse nje servil i shefit te tij qe dikur e quante “Berisha socialist”. Kete e kam te degjuar me veshet e mi. Eshte e pafalshme per ish-kryetarin e Delegacionit te Kuvendit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes te stigmatizoje nje institucion ku jemi pjese prej vitesh, nje institucion qe ka bere aq shume per Shqiperine dhe vecanerisht per demokracine lokale ne Shqiperi. Por kur sje i zoti te besh pune tjeter, pervecse zyrtaruc partie e shet dhe nderin, dhe moralin dhe dinjitetin. E kujtoj shume mire nga koha kur isha dhe vete ne delegacionin e Kuvendit ne Keshillin e Europes, qe ish-kryetari me shume se ne seanca e kalonte kohen ne shopping. Me ate deklarate qe ka bere tregoi qe ka hyre shul e ka dale lloz nga Keshilli i Europes.