Sot ti shqipe u ngrite për fluturim

319
Sigal

Nga Prof. Përparim Kabo

Sot ti shqipe u ngrite për fluturimin pa kthim…është i fundit është vallja e ikjes.Besim Zekthi ngjitet në qiell…e ashtu me krahët e hapur si dikur fluturon në udhëtimin e lamtumirës. Ai fluturim nisi në vitin e largët 1952 në Filarmoninë e Shtetit ndërsa 1957 kur pas ndarjes së Teatrit me zhanret e tjera Besimi kaloi në Asamblin e Këngëve dhe Valleve që aso kohe drejtohej nga Çesk Zadeja. Atje gjeti koreografët Gëzim Kaceli dhe Panajot Kanaci, ai trup lastar ai shikim i mprehtë, ajo gjallëri e brendëshme që nuk ishte vetëm trupore…Dhe kulmon me vallen e Shqipeve…Në Dizhon të Francës 1970…gjerdani i artë…Festë të Madhe o ka sot Shqipëria…vallet e veriut…Sa bukur e krijove koreografinë e valles Dasma e Rugovës…Eh shqipe sa të dashur na e bëre atdheun…rrënjët, historinë, traditën të qenit shqiptare…Ato kostume popullore mernin shpirt e dritë në trupin tënd, sa hijeshi ….e ndjej vallen e shqipeve bedenave të Kalasë së Krujës ….dhe ti shkëputesh në qiellin Arbëror…Tiranë Labëri në Bjeshkët në Prishtinë, Gjakovë e Prizren fluturon në Ulqin Krajë Podgoricë…në Dibër Strugë e Tetovë…Shkup e Çamëri…dhe i jep krahëve për herë të fundit duke thënë lamtumirë ….trualli i shqipeve. Lamtumirë mjeshtër…si zor të kthehen shqipe si ty….por ne duhet të presim. Të qoftë dheu i lehtë….Atdheu të ka në gji sepse ti e doje atë….dhe e nderove kudo…në të gjithë botën.