Për të mos thënë se ajo që ngjau në Veri të Kosovës, mund të jetë vetëm një paralajmërim. Asnjëherë qeveritarët e atij vendi nuk do të pajtohen me realitetin dhe do të lëvizin të gjithë gurët, për të çuar në vend ëndërrat e tyre ekspansioniste. Ndaj kurrë nuk duhet besuar në deklaratat e Aleksandar Vuçiçit se Serbia do paqe.
Desha ta titulloja këtë shkrim “Aleancat nuk janë të përjetshme, armiqësitë po”, por m`u duk se do të keqkuptohesha, ndaj e ndryshova. Në thelb kjo nuk tregon asnjë ndryshim nga kumti që dua të jap. Si shumë çudira që nuk çudisin më njeri në Shqipëri, ngjau dhe ajo e pangjara që pasi shkatërruam gjithçka me duart tona, e bëmë këtë edhe me ushtrinë. Njësoj si atëherë kur i vumë kazmën kishave, xhamive dhe teqeve; pasi e bëmë të paqenë stukturën e mbrojtjes së vendit, iu kthyem me një mllef të papërmbajtur armatimit të ushtrisë. Ku e kishim pasur gjithë atë inat me pushkët, automatikët, mitrolozat, topat, tanket, avionët, anijet, minat e deri te llogjistika. Si mbaruam punë me to, iu kthyem fortifikimit, ku nuk kursyem edhe tunelet e deri spitalet e kohës së veçantë. Dhe në fund, nisi tregtia fitimprurëse e municioneve. Ushtarët që dikur na binin në sy, se ku humbën, kurse oficerët me akademira, u shdërruan në shitësa rreckash, bananesh dhe lule dielli. Të gjitha këto nën idenë se tani e tutje nuk kemi nevojë për këto mbeturina të komunizmit. Do na mbronin aleatët nga çdo armik dhe kjo u konsiderua një fitore e madhe. Dhe vërtetë, pranimi në Aleancën Euroatlantike ishte një fitore e madhe. Këtë e vërtetoi edhe ndërhyrja e forcave të NATO – s që i tha ndal agresionit të makinerisë serbe mbi Kosovë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja qëndron gjetkë; te mos nxjerrja e mësimeve nga historia e përbotshme. Se kushdo që ka qoftë edhe njohuritë më të pakta për të, zor se do të gjejë një rast të ngjashëm, ku pa qenë fare e nevojshme dhe pa u detyruar nga humbja në luftë, shteti me duart e tija të çarmatoset me gjithsej e me vullnet të lirë, me arsyetimin se tani e tutje do të na mbrojnë të tjerët. Këtë më shumë se qesharake duhet ta quash tragjike. Se skenat kur Majkëll Dagllasi, la kinematografinë për të dhënë na shembullin sesi duhen sharruar armët tona, vërtetë ka brenda tij komicitet, por rrjedha e ngjarjeve duhet të na kujtojë se kështu po vrisnim veten.
Pastaj, e thënë fare thjeshtë, sikur ushtria serbe t`i sulet pjesës tjetër të Shqipërisë, Kosovës, ne do të luajmë sehirxhiun? Do numërojmë të vrarët dhe do të bëjmë shoë me deklarata? Se në gjendjen ku jemi, vetëm këtë mund të bëjmë mirë. Zhvillimet në Evropë dhe në botë, do ndjekin rrjedhën e vet, dhe as që e përfillin besimin tonë se do të na e garantojnë paprekshmërinë të huajt. Pa provoni të jepni një kushtrim mësimor me popullsinë civile në çdo qytet të vendit, për gjoja një sulm ajror dhe do të shihni rrëmpallën që do të krijohet.
Një strateg i madh ushtarak si George Washington, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan (nga 1775 – 1783), ka thënë se “metoda më e mirë për të mbrojtur paqen është të përgatitesh për luftë.” Po si do të përgatitemi ne me një grusht ushtarësh e oficerësh, pa asnjë strukturë rezerviste dhe në një kohë kur nuk kemi asnjë shkollë të mesme apo të lartë ushtarake për asnjë nga llojet e armëve. Si mund të flitet për aftësi mbrojtëse të vendit kur kemi përshtatur artin ushtarak perëndimor, por nuk kemi ligjin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak? Me ushtarët prej plumbi do zbatohet ky art? Të rinjtë tanë që sorrollaten gjithë këtë bijë dite rrugëve të papunë ose e kanë mendjen të largohen, siç janë larguar të shumtët, ose të marrin hashash ose të diskutojnë rreth programeve të pamoralshme që japin ekranet televizive. Ata asqë e kanë idenë se në rast nevoje, duhet t`i vënë goksin mbrojtjes së Atdheut. Edhe tek ata ka zënë rrënjë mendimi se asnjë rrezik nuk na kanoset. Po shihni se ç`po ndodh rreth e rrotull. Për të mos thënë se ajo që ngjau në Veri të Kosovës, mund të jetë vetëm një paralajmërim. Asnjëherë qeveritarët e atij vendi nuk do të pajtohen me realitetin dhe do të lëvizin të gjithë gurët, për të çuar në vend ëndërrat e tyre ekspansioniste. Ndaj kurrë nuk duhet besuar në deklaratat e Aleksandar Vuçiçit se Serbia do paqe. Stefan Cvjagu, duke u mbështetur te përvoja botërore, është shprehur qartë se “Në histori minutat e pajtimit, të triumfit të arsyes, të mirëkuptimit e dobisjelljes janë të shkurtra dhe vetëm kalimtare”. Po kjo histori është edhe me fqinjin tonë jugor, i cili pa pikën e turpit mban në fuqi ligjin e luftës me ne, duke qenë në të njëjtën aleancë. Le të bëhen burra qeveritarët tanë dhe të ngrenë seriozisht çështjen çame dhe keni për të parë sesi do të tërbohen grekët. Po mirë, vërtetë besohet se ndaj tyre jemi të siguruar nga aleatët. Po në botë mund të krijohen situata, ku ata mund të jenë vetë të detyruar të angazhohen në luftime të tjera dhe vështirë se do na dalin ne në mbrojtje. Pastaj, e thënë fare thjeshtë, sikur ushtria serbe t`i sulet pjesës tjetër të Shqipërisë, Kosovës, ne do të luajmë sehirxhiun? Do numërojmë të vrarët dhe do të bëjmë shoë me deklarata? Se në gjendjen ku jemi, vetëm këtë mund të bëjmë mirë. Zhvillimet në Evropë dhe në botë, do ndjekin rrjedhën e vet, dhe as që e përfillin besimin tonë se do të na e garantojnë paprekshmërinë të huajt. Pa provoni të jepni një kushtrim mësimor me popullsinë civile në çdo qytet të vendit, për gjoja një sulm ajror dhe do të shihni rrëmpallën që do të krijohet. Njerëzit e çoroditur nuk do të dinë se nga të shkojnë e ku të futen. Shihni pastaj përmasat që po merr lufta në konfliktin Izrael – Hamas, sikur të mos mjaftonte ajo që po bën bisha ruse në Ukrainë etj. etj. Ka aleat a fuqi të madhe që t`i ndalë ato? Po kush do t`ia dijë për bisedime me nga një gotë shampanje në dorë? Politikanët tanë, duke mos qenë ushtarakë, ndofta kanë një këndvështrim krejt tjetër rreth kësaj çështjeje. Natyrisht ata marrin në konsidetarë edhe pamundësinë ekonomike për të ringritur një ushtri dinjitoze edhe në sasi. Por kjo sakrificë duhet bërë pa trokitur rreziku te dera. Edhe populli do të jetë plotësisht i bindur në domosdoshmërinë e kësaj sakrifice. Në të kundërtën, kostua mund të jetë ku e ku më e lartë. Edhe aleatët do të nderojnë e repektojnë akoma më shumë kur vetë ti e vlerëson drejtë këtë problem jetik për vendin dhe patjetër do të të përkrahin pasi ua lehtëson barrën e detyrimit për t`u angazhuar për integritetin e Shqipërisë, pse jo, edhe të Kosovës. Do flasin ndryshe edhe fqinjët tanë pastaj që sot ndihen komod me ledhatimet e atyre që ne jemi në aleancë. Se ka një domethënie aspak të mirë kur ata prej vitesh nuk shohin të parakalojë ushtria, teknika dhe armatimi në bulevardin kryesor të Tiranës në raste festash kombëtare. Sikurse ka një ndikim aspak të mirë në psikologjinë e njerëzve të thjeshtë edhe fakti se prej një kohe të gjatë edhe ne nuk na zë syri ndonjë ushtar. Kur nuk mund të mbrosh veten do të ishte gabim i pafalshëm të shpresoje të të mbrojnë të tjerët. Nga ana tjetër, sepse më vjen ndërmend një thënie e dikujt se “Armiqtë më të rrezikshëm janë ata nga të cilët mendon se nuk ka pse të mbrohet”.






















