‘Realiteti’ mbi zgjedhjet sipas OSBE/ODHIR

519
Sigal

Nga Kastriot Islami

Drejtuesja e Misionit të Vëzghuesve Ndërkombëtarë, zonja Glover, në deklaratën e datës 1 korrik 2019, ndër të tjera, theksoi:

… Zgjedhje me bazë ligjore të paqartë dhe zbatim “monopartiak”…

Në këtë deklaratë të parë të MVN thuhet qartë se “…Kuadri ligjor mbeti kryesisht i pandryshuar nga zgjedhjet e mëparshme. Ai mund të përbënte një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por zbatimi i tij si duhet kërkon vullnet politik nga aktorët zgjedhorë. Në disa dispozita ligjore kishte paqartësi dhe interpretimi dhe zbatimi i tyre nga aktorët zgjedhorë u perceptua ndonjëherë si i njëanshëm. Shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të paadresuara…”.

Thënë ndryshe, këto zgjedhje janë zhvilluara me një bazë ligjore që “nuk është ndryshuar sipas rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR”, ndërkohë që “në disa dispozita kishte paqartësi” dhe “interpretimi e zbatimi” nga një administratë zgjedhore e formuar vetëm me përfaqsues të qeverisë/Edi Ramës “u perceptual” por në realitet ishte I “njëanshëm”. Që ndryshe do të thotë që zbatimi ishte “monopartiak”.

….Zgjedhje “antipopullore”…

Në deklaratën e OSBE/ODHIR thuhet se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën…”. Pa u marrë shumë me arsyet që kanë shtyrë OSBE/ODHIR të arrijë në këtë përfundim, është e nevojshme që shqiptarët të kuptojnë se “zgjedhjet e 30 qershorit” të fituara 100 përqind nga qeveria, janë zhvilluara kundër interesave të qytetarëve, pra për qytetarët ato janë zgjedhje “antipopullore”…

… Zgjedhje “moniste”….

Sipas Zonjës Glover, zgjedhjet u zhvilluan “…në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike…Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë….” E thënë me një gjuhë më të thjeshtëpër qytetarët, kjodo të thotë se pavarësisht se cilat ishin arsyet politike të qeverisë apo opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan në kushtet e “zgjedhjeve moniste”. Sepse sipas ODHIR “votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje politike”, madje edhe në ato bashki ku përvec kandidatit të qeverisë kishte edhe një kandidat tjetër që në asnjë rast nuk arriti të grumbullonte më shumë se 8-9 përqind. Ndërsa në më shumë se gjysmën e bashkive, “kandidatët e qeverisë garuan pa konkurentë”, pra rezultati ishte tashmë vendosur pa nisur zgjedhjet, njëlloj si në kushtet ideale tëmonizmit…Dhe ky përfundim “vuloset” kur shqiptarët dhe ndërkombëtarët mësojnë në datën 1 korrik 2019 se të gjitha bashkitë pa përjashtim, pra të 61 bashkitë, do të kontrollohen vetëm nga një person, nga Edi Rama.

…Zgjedhje jo të lira, antidemokratike dhe antiligjore…

OSBE/ODHIR deklaron se “pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët…”. Kjo do të thotë se edhe përfaqsues të qeverisë i bënë presione votuesve të merrnin pjesë në zgjedhje, edhe përfaqsuesit e opozitës i bënë presione votuesve të bojktonin zgjedhjet. Kjo do të thotë që zgjedhjet u zhvilluan në kushte presionesh ndaj votuesve, dhe kjo është shumë e rëndë nga këndvështrimi I një qytetari-votues, pavarësisht se cila palëështë përgjëgjëse, që më tepër që sipas OSBE/ODHIR rezultojnë të implikuara të dy palët. Zgjedhjet nuk mund të jenë demokratike dhe as të lira në kushtet kur votuesi është nën presion pra nuk është i lirë të shprehë vulnetin e tij për të marrë apo mos marrë pjesë në zgjedhje, sic e parashikon kodi zgjedhor.Pra në një farë mënyrë, në këtë pjesë të deklaratës  hidhen “dyshime të besueshme” se zgjedhjet kanë qënë antiligjore.

… Zgjedhje të pabesueshme për publikun…

Një tjetër përfundim që mund të arrihet nga deklarata e OSBE/ODHIR është se “zgjedhjet e 30 qershorit u administruan” nga një “administratë zgjedhore e “paekulibruar politikisht” thënë ndryshe e “kontrolluar nga Edi Rama” gjë që coi në “cënimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor…”. Ja se cfarë shkrihet në deklaratën e OSBE/ODHIR: “Ekuilibri politik i parashikuar me ligj brendapërbrenda administratës zgjedhore nuk u arrit për shkak të refuzimit fillimisht të partive kryesore opozitare për të emëruar komisionerët e tyre dhe interpretimit më pas të KQZ-së se vetëm ato parti që marrin pjesë në zgjedhje mund të përfaqësohen në administratën zgjedhore. Përbërja e paekuilibruar politikisht e administratës zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhësve për të bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore të vlefshmërisë së dekreteve të Presidentit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi.

Zgjedhje jo transparente, me vetëm një “aktor-klloun” dhe “gjuhë urrejtjeje”…

OSBE/ODHIR mesa duket ishte i detyruar të deklaronte se “Me përjashtim të mitingjeve të Partisë Socialistë (PS), ku Kryeministri ishte folësi kryesor, vizibiliteti i aktiviteteve të tjera të fushatës ishte i ulët. … Gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në mitingje, në mediat sociale dhe në median e shkruar dhe atë audiovizive ishte shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza…”. Pra e thënë më thjeshtë për shqiptarët fushata e këtyre zgjedhjeve u “dominua” vetëm nga një individ, Edi Rama, që sillej më shumë si një klloun në qëndër të skenave të sajuara me karrike të importuara e jo pak herë edhe të boshatisura në qëndër të 61 bashkive, ndërkohë që rreth tyre demostronin votues të opozitës të mbajtur larg përmes shkopinjve dhe  gazit paralizues të policisë së urdhëruar nga ministri i brëndshëm.

Zgjedhje me media të varuar nga interesat e manjatave dhe gazetarë në autocensurë…

Në deklaratën e OSBE/ODHIR nuk mungoi edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm që paqyron gjëndjen në të cilën ndodhet demokracia shqiptare dhe kushtet nën të cilat u zhvilluan edhe zgjedhjet e fundit. Më konkretisht në deklaratën e OSBE/ODHIR shkruhet e zeza mbi të bardhë se “…mediat mbeten të varura nga pozicionimet politike dhe interesat e biznesit të pronarëve të tyre. Në mungesë të një vetërregullimi efikas, gazetarët operojnë në kushte pune të pasigurta dhe zgjedhin shpesh autocensure?n. … Mbulimi i kufizuar i fushatës u fokusua kryesisht te Kryeministri aktual, i cili në cilësinë e tij të kryetarit të PS-së, prezantoi kandidatët nëpër rrethe, si dhe kryetarin aktual të Tiranës…”. Thënë me një gjuhë më troc kjo do të thotë që “media në Shqipëri është nën kontrollin e interesave të oligarkisë qëështë në shërbim të Ramës” dhe kjo ka cuar që “gazetarët të veprojnë në kushtet e autocensurës” pra të mbështesin gjatë fushatave elektorale por edhe më vijim Edi Ramën e Erjon Velinë që shëprndajnë në mënyrë korruptive e klienteliste favore publike, të tilla si leje ndërtimi, licensa për biznese lukrative apo fonde publike e koncensione. Pra edhe këto zgjedhje u janë pasqyruar qytetarëve nga mediat e kontrolluara nga manjatët e medias të lidhur ngushtë, në menyrë korruptive e klienteliste, e në disa raste edhe kriminale, me oligarkët që drejtojnë vëndin.

Zgjedhje ku u diskriminuan minoritet dhe qytetarët me aftësi të kufizuara…

Edhe në aspektin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, OSBE/ODHIR evidentoi shumë mangësi e defekte. Kontretisht në deklaratën e OSBE/ODHIR thuhet se “ligji ua garanton të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur të gjithë qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, racës, besimit fetar apo gjuhës. …por në disa komunitete ku pakicat kombëtare mund të nxjerrin normalisht kandidatë, zgjedhësve nuk iu dha kjo mundësi…”. Po ashtu në këtë deklaratë thuhet se “Pothuajse dy të tretat e qendrave të vëzhguara të votimit nuk krijuan mundësi për hyrjen në mënyrë të pavarur të zgjedhësve me aftësi të kufizuar…”.

…Por zgjedhjet ishin të qeta e paqësore…

Pavarësisht se në të dy faqet të tilluara ‘Përfundimet paraprake” të deklaratës së OSBE/ODHIR, të lexuara nga zonja Glover, evidentohe me një gjuhë të “sofistikuar” të gjithë defektet, mangësitë, dhunimet apo parregullsitë e mësipërme, në një rrjesht të kësaj pjese hyrëse të deklaratës shkruhet, për të “mbuluar diellin me shishë” se “…ajo çka ishte pozitive, ishte se votimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore, ndërkohë që numërimi u vlerësua në përgjithësi pozitivisht, ndonëse disa procedura nuk u ndoqën gjithmonë me korrektesë?..

… Në vend të një përfundimi…

Asnjë fjalë lidhur me respektimin e standarteve demokratike për “zgjedhje të lira e të ndershme” sepse një gjë e tillë duket ka qënë e pamundur të artikulohet. Ndërkohë që të gjithë cilësimet e mësipërme tregopjnë qartas se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të zhvilluara në Shqipëri vetëm të lira e të ndershme nuk mund të cilësohen, pavarësisht se “ato u zhvilluan të qeta e paqësore” sepse edhe në diktaturë dita e votimit ishte e qetë e paqësore, e madje shumë gazmore në pamje të parë për cdo vëzhgues.