Rakipi: Rama si Enver Hoxha, tani po shpik grupe armiqësore

641
Sigal

Gazetari Ylli Rakipi e akuzon kryeministrin Edi Rama se, kërkon të sundojë Shqipërinë me njerëz anonimë, që i merr nga rruga dhe i bën ministra. Gjatë bisedës në “Provokacija” me Mustafa Nanon, ai shprehet se Ramës nuk i dhimbset asgjë.

“Ai s’ka rrugë tjetër, se këta që hoqi, ai i quan edhe fajtorë. I ngarkoi ata të gjithë me faj dhe gjasme mori të pafajshëm ose fëmijë, pa një identitet. Merr 20 njerëz anonimë që kalojnë në rrugë dhe i bën ministra. Nuk i dhimbset asgjë. Vjen Papa në Shqipëri vendos martirët dhe mbush bulevardin, i sheh Papa ata dhe ikën.

Tani nxjerr heronjtë, dëshmorët. Pastaj nëse ka probleme me dëshmorët nxjerr katër veta që kanë vrarë diversantët.

Pastaj del Paskal Milo dhe thotë ja nxorrëm edhe katër që u vranë nga diversantët”.

“KÇK”-në, Rakipi e quan një shpikje të kryeministrit Rama, njësoj si Enver Hoxha shpiku grupe armiqësore.

“Ke parë kryeministër që të dalë të thotë: Organizata më e rrezikshme është KÇK-ja. Ai shpiku KÇK-në, si Enver Hoxha që shpikte grupe armiqësore”, – shprehet Rakipi.