Qamil Gjyrezi: Politikani i shpresës për Qarkun e Shkodrës

429
Sigal

Zoti Lulzim Basha kryetari i PD-së, ka emëruar tre drejtuesit e qarqeve të Shkodrës, Fierit dhe Vlorës. Zoti Basha ka përzgjedhur drejtues në qarqe politikanësh, “modele” të cilët do të kthejnë shpresën tek qytetarët e zhgënjyer dhe mashtruar nga Edi Rama dhe ‘Rilindja’ narkotrafikante. Ekseperienca politike, integriteti profesional dhe moral dhe “modele” do të kthjejnë shpresën për të ardhmen e Shqipërisë, kanë qenë kriteret të cilat ka përzgjedhur zoti Basha tek drejtuesit e qarqeve. z. Bujar Leskaj, Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj, përfaqësojnë modelin politik liberal-demokrat të së ardhmes, të cilët japin shpresë dhe besim, se Shqipëria do të bëhet dhe qarqet të cilat drejtojnë, të nëpërkëmbur nga qeveria narkotrafikante e kanë të domosdoshme punën, qetësinë, rritjen ekonomike, uljen e papunësisë dhe mbi të gjitha kthimin e shpresës. ‘Rilindja’ në këta 7 vite, me një politikë dhe qëllime të caktuara i detyroi njerëzit të humbasin shpresën për të ardhmen. ‘Rilindja’ në këta 7 vite me politikën e dështuar të PPV-ve dhe tenderave korruptivë ka detyruar shumë banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejës dhe Pukës të largohen të pashpresë, për një jetë më të mirë duke lënë vendin e tyre. Kanabizimi i qarkut të Shkodrës nga ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, ka pasuruar vetëm disa njerëz pranë pushtetit narkotrafikant dhe ka varfëruar banorët e këtij qarku, sidomos rininë që largohen çdo ditë pa shpresë. Bujqësia është në ditët e saja më të vështira dhe investimet e ‘Rilindjes’ janë vetëm propagandë në qarkun e Shkodrës. Qytetarët e qarkut të Shkodrës do të bëjnë dallimin në mes drejtuesit të Edi Ramës, Ilir Beqaj i akuzuar për korrupsion galopant dhe drejtuesit të PD-së Helidon Bushati, një figurë e pastër dhe me integritet moral dhe profesional. Të rinjtë e qarkut të Shkodrës duhet të kenë besim tek figura e Helidon Bushatit dhe nuk duhet të mashtrohen me përfaqësuesin e ‘Rilindjes’ Ilir Beqaj, që përfaqëson Edi Ramën që i varfëroi të gjithë në këta 7 vite. Ish-të persekutuarit dhe ish-pronarët duhet të besojnë tek Helidon Bushati, mbasi përfaqëson vlerat e vërteta konservatore dhe liberale për të dhënë shpresë për këta shtresa. Zoti Bushati në promovimin si drejtues i qarkut të Shkodrës në komunikimin me mediat transmetoi mesazhe shprese dhe besimi tek elektorati i qarkut të Shkodrës. Helidon Bushati ka studjuar për shkenca politike dhe edukimi në fushën politike krijon besim për rrugëtimin e ri, ku në qendër janë njerëzit, beson në përballjen me sfidat, shpreson për fitoren e madhe më 25 Prill. Këta janë edhe pikat e forta të Zotit Helidon Bushati. Po e mbyll shkrimin me një thënie filozofiko-politike për shpresën. Shpresa për të ardhmen ka natyrën filozofike dhe njeriu duhet të jetë i fortë në të menduar dhe të shpresojë realisht. “Një mendje e fortë shpreson dhe ka arësye që shpreson”. Prandaj duhet të shpresojmë të gjithë për ndryshimin e madh më 25. Prill.2021 dhe kryeministër Zotin, Lulzim Basha.