Publicisti Kim Mehmeti: Mediat e Shqipërisë do duhej të bënin një veprim të vetëm…

297
Sigal

Publicisti i njohur Kim Mehmeti me anë të postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar rreth porosisë kanosëse që Kryetari i Bashkisë së Tiranës ia ka dërguar pronarit të TV Ora.

Ja postimi i plotë:

“I lexova porositë kanosëse që Kryetari i Bashkisë së Tiranës ia ka dërguar pronarit të TV Ora. I lexova edhe ofendimet prej rrugaçi që ai i drejton gazetares së njohur të këtij televizioni, e cila paska guxuar ta kritikojë këtë gjeni, i cili mbjellë pemë që do u bëjnë freski gënjeshtrave të tij.

Dhe pas gjithë kësaj, mediat e Shqipërisë do duhej të bënin një veprim të vetëm: ta publikonin foton e tij me shpjegimin se t’u japësh pushtet njerëzve si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është njësoj e rrezikshme sa edhe pedofilin ta shpallësh drejtues të ndonjë shkolle fillore!” (Kim Mehmeti)