Prof. Zamira Çavo: Mit’hat Frashëri ky mendimtar i madh dhe politikan i vogël!

682
Sigal

Në tollovanë e debateve gjithnjë “alla shqiptare” mbi figurën e Mithat Frashërit , dua të sjell në vëmëndje mendimin e tij mbi gazetarinë shqiptare. E dini si shkruan ky filozof i madh ? Intelektualët shqiptar dhe më së pari gazetarët dhe ata që botojnë nuk janë mësuar me idenë e qytetërimit dhe lirisë, ndaj vlera e tyre nuk shkon përtej një negativiteti naiv. “Ky shtyp ka vënë në qendër krtikën”. Por kjo kritikë është larg rolit që ka kritika në një vend ku sundon liria.”Për gazetarinë shqiptare të kritikosh do të thotë të shash”. Dhe kjo është gjëja me thjeshtë që mund të bëhet, por me një ndikim jashtëzakonisht negativ në popull. Sipas Mit’hatit të shash është fare e thjeshtë: “për të sharë nuk ka nevojë as të dish e as të jesh profesionist” Dhe mendoni sa rol të madh ka media në formësimin e ndërgjegjes qytetare!
Sa për figurën e Mit’hat Frashërit unë them se: Në mendimin filozofikopolitik shqiptar Mit’hati është padyshim një figurë e madhe me një zgjidhje politike të debatueshme. Tek ky personalitet i mëndjes, që padyshim është vlerë e shtuar e trashëgimisë sonë kulturore, gjendet e ngërthyer kontradikta më e madhe e njeriut: të dish apo të veprosh! Vepra e tij duhet gjykuar pa pasione dhe sigurisht me atë që ka lënë pas. Ndërgjegja e tij ka punuar ashtu si zemra e tij, për Shqipërinë. Këtë e dëshmon e gjithë vepra e tij e shkruar dhe e lënë trashëgimi (ashtu sikundër dhuroi gjithë pasurinë e tij shtetit shqiptar (1929) për të krijuar Institutin e Albanologjisë). Zgjedhja e tij politike në krijimin e Ballit Kombëtar dhe më tej në qëndrimin e tij ndaj pushtuesit, duhet analizuar në rrethanat e kohës dhe në atë cka Lumo Skëndo kishte menduar për të ardhmen e Shqipërisë.Sigurisht që veprimi i tij politik është i kritikueshëm pra i debatueshëm, por ai duhet gjykuar jashtë emocionalitetit tonë.
Personalisht mendoj se Frashëri i vogël me frashëllinjtë e tij, meritojnë vend nderi në historine e kombit tonë!