Prof. Përparim Kabo: Jemi qytet pa kujtesë…

442
Sigal

Nga: Prof. Përparim Kabo

Shembja e Teatrit Kombëtar është shoqëruar me shumë polemika dhe komente. Një pjesë e militantëve politik, mbrojtës të qeverisë që është në pushtet e krahasojnë prishjen e Teatrit Kombëtar  si diçka normale, pasi edhe në Angli u prish stadiumi i Uemblit. Por në  një tjetër këndëvështrim  profesional e shikon intelektuali  i shquar dhe një profesorët e arsimit dhe qytetarisë ,Prof.Përparim Kabo. Ja komenti i Prof.Kabos në lidhje me këtë krahasim:

Por Globus theatër nuk e prishën. A keni  qënë në Globus apo jo…ai është teatër, jo hale, dhe duhet  konservuar nëse nuk përdoret edhe muzeum teatri bëhet si kudo në botë… Teatri i ri duhet madje prej kohësh ndaj të bëhet gjetiu. Jemi qytet pa kujtesë… Pazari i vjetër i prishur, vilat e vjetra u prishën, ish komiteti ekzekutiv i prishur, stacioni i trenit i prishur, kisha katedrale ortodokse e prishur, kinematë të prishura, stadiumi i prishur… Po ku ndodh kjo! Kam parë muzeume kudo në botë që ruhen me shumë kujdes madje edhe boja për të lyer muret e një godine të vjetër lyp leje në bashki ndryshe të vejnë gjoba… Ndaj mos i keqkuptojmë gjërat, edhe i riu edhe kujtesa si objekt i kulturës urbane. Kur donin të prishin Piramidën, po këta që duan të prishin godinën e teatrit e mbrojtën me të drejtë se thanë është pjesë e kujtesës urbane.. Si të themi ne për atë,  ta quajmë hale komuniste..? Duhet të jemi të ftohtë dhe të matur. BE përmes një programi e ka shpallur pjesë e kujtesës europiane dhe ka marë përsipër restaurimin…me financimin e tyre. Vlerat e Teatrit Kombëtar,  ia ka caktuar Shoqata e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore  Europiane si kujtesë historike e fillim shekullit XX. Sigurisht pas 100 e ca vjetësh ajo nuk duket gjë ashtu si shumë që ndërtohen sot nuk do duken gjë pas 100 vitesh. Bota ka të sajat ne kemi tonat, aq zhvillim kemi patur, por nëse shemben, pas disa dekadash do themi: Aktori i madh Kadri Roshi ! Do pyesin brezat, po ku ka luajtur ky në cilin teatër ..? Do i themi e shembem. Ndaj duhet muzeumi i teatrit me hyrjen, sallën dhe skenën… Kam prekur karrigen ku ulej Gustav Climt, krejt e zakonshme, unë po e takoja 100 vite pas vdekjes së tij, pikërisht në vitin 2018, por ajo ishte karrigia e tij. Kam edhe një foto dhe e kam të shtrenjtë.