Prof.Përparim Kabo: Grada shkencore Doktor Honoris Causa si indulgjencat në mesjetë…

555
Sigal

Të bëhesh doktor në fushën e shkencave do të thotë të ndërtosh një studim duke sjelle një materie shkencore që nuk ka ekzistuar më parë, pra të kesh një tezë tënden, apo një qasje krejt origjinale dhe të kesh punuar për të dhe të kesh kontribute që njihen dhe certifikohen nga institucione të linjës shkencore dhe akademike. Kur Doktor Honoris Causa të jepet nga një institucion i arsimit të lartë, pra një Universitet, edhe në këtë rast procedurat janë striktë. Senati akademik duhet të shqyrtoje tezën tënde dhe të ndërtojë oponencën shkencore si dhe ta votojë atë, pastaj të marrë vendimin dhe me tej, t’ia propozojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku është titullari që vendos.

 

Unë personalisht kam marë pjesë në dy raste të tilla. Kur i ndjeri Ibrahim Rugova mori këtë vlërësim Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës. Ai ishte prezent dhe në Senatin akademik në lidhje me një tezë të tij në gjuhësi dhe gramatikën e gjuhës shqipe referoi akademikja Floresha Dado, e cila i bëri një panoramë të gjerë dhe të thellë studimeve të zotit Rugova. Rasti i dytë, është me profesor Andres Gross, ish- nënpresidenti Këshillit të Europës. Unë isha oponenti i tezës së tij mbi: “Demokracinë Direkte dhe raportet e saj me demokracinë përfaqësuese.” Zoti Gross kishte studime dhe botime të bollshme dhe të thelluara dhe e referonte këtë tezë në shumë universitete të botës…Ndaj i akorduam gradën shkencore Doctor Honoris Causa. Tani dëgjojmë që edhe presidenti Federatës së Futbollit Armando Duka merr këtë gradë shkencore nga Universiteti Sporteve në Tiranë. Por cila është teza e tij shkencore, ku është botuar, ku është vlerësuar, ku është referuar… Nëse vazhdohet kështu, edhe doktoraturat jepen me thes, do përfundojnë si stemat e dikurshme. Ju lutem, mos shisni indulgjenca….Shkenca dhe akademizmi janë sublime…nuk është kaq e lehtë që ta marrë kushdo, dhe ai që shet lavatriçe apo vaska banje, edhe ai që është i shkelur në mendim, dhe ai që është me trup dhe me hije të vogël para atyre që janë profesorë të vërtetë… Ndal indulgjencave që shiteshin në mesjetë me qëllim që të kalojë direkt në parajsë pa shkuar për pastrim në purgator!…Pisllëkun në të s’ka purgator që e lan dhe s’ka parajsë që e pranon….