Prof.Elmaz Sherifi; Rama, pasuria, propaganda dhe logjika

276
Sigal


Elmaz Sherifi
: Vetingu, Propaganda dhe Logjika!

Rama në një moment sikleti deklaroi në një studio televizive, se është gati t’i nënështrohet vettingut për kontrollin e pasurisë, me kusht, që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe Basha, Berisha e Meta! Mua më duket propagandë, sepse logjika nuk e pranon! Përse Rama e kufizon kontrollin e pasurisë vetëm në katër njerëz? Nëse arsyetojmë, deklarata e tij është propagandë, me qëllim, që vettingu i politikanëve të mos bëhet, dhe të akuzohen të tjerët, që nuk e duan kontrollin, e sipas tij, ky ishte qëllimi që u dorëzuan edhe mandatet nga opozita! Këtë tezë e artikulojnë vazhdimisht edhe “ushtarët e tij”! Por, si mund të të bindë kjo propagandë, kur në Parlament është depozituar nga opozita një projekt ligj për vettingun e politikanëve dhe “të bindurit e ndershëm”, nuk e miratojnë dhe ndryshojnë edhe rregulloren e Kuvendit, për të forcuar mbrojtjen nga akuzat e përjetshme, duke rikthyer imunitetin parlamentar? Kush mund ta realizojë vettingun e politikanëve ? Ato trupa që bëjnë edhe vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Le ta fillojnë vettingun me kryetarin e opozitës, i dyti ta bëjë Rama. Kam menduar dhe mendoj, se vettingu duhej të fillonte, me presidentin, kryeministrin, ministrat e deputetët. Kjo ishte dhe është logjike.Të tjerat janë propagandë!