Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Nuk ndryshojmë, mbetemi  ata që kemi qenë

281
Sigal

Mendësia  sulltanore  e  marrjes dhe trashëgimit të pushtetit, mbetet shumë e fortë dhe ka rrënjë të thella. Më  1912  vërtetë  Shqipëria u shpall më vete dhe e pavarur, por Kuvendi Kombëtar  i Vlorës krijoi vetëm një qeveri  të përkohshme, nuk kishte as parlament dhe as kryetar shteti. Të gjitha pushtetet  e shtetit i ushtronte Ismail Qemali, duke u njehsuar me një monark. Kongresi i Lushnjës i themeloi  të gjitha pushtetet e shtetit. Por forma e qeverisjes u vendos  të përcaktohej nga një Asamble  Kushtetuese  e dalë nga zgjedhjet e lira. Kryeministri  Sulejman  Delvina  kërkoi të zhvilloheshin  zgjedhjet  për Asamble Kushtetuese. Por  nuk pranoi as Këshilli i Naltë, që kryente funksionet e kryetarit te shtetit, dhe as Këshilli Kombëtar, që kryente funksionet e pushtetit legjislativ. Prandaj ai dha dorëheqje nga kryeministër, duke pasqyruar kulturën e lartë politike dhe moral qytetar. Më prill 1921, u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare dhe u krijua qeveria legjitime. Por kundër saj u turrën me armë Bajram Curri dhe Elez Isufi, në mars 1922.  Zgjedhjet për Asamble  Kushtetuese  i zhvilloi kryeministri  Ahmet Zogu më 1923, kur konflikti midis qeverisë së Zogut dhe opozitës për organizimin e zgjedhjeve të Asamblesë  Kushtetuese ishte i thellë.  Opozita nuk pranonte të hynte në zgjedhje,  sepse kryeministri  Zog mbante edhe postin e ministrit të Brendshëm.  Pas shumë debatesh në parlament, u vendos që funksionin e ministrit  të Brendshëm ta kryenin me rotacion  javor anëtarët e kabinetit dhe pas disa javësh u caktua  zëvendës ministër Seifi Vllamasi. Ministria e Brendshme  më 25 nëntor 1923, njoftonte me qarkoren nr.203331/413, se “kryeministrit  z.Ahmet  Zogu iu hoq ministria e Brendshme dhe në vend të tij, u emërua zv.ministër Seifi Vllamasi “.  Zgjedhjet u bënë më 27 nëntor, dhe përfunduan më 27 dhjetor 1923. Gjatë zgjedhjeve pati manipulime  nga të burgosur në Shkodër, dhe në Peqin u vra këshilltari i Kombit, deputeti, Adem Gjinishi. Asambleja  Kushtetuese u mblodh në janar 1924, por as u mor me hartimin e Kushtetutës. Debatet  u zhvilluan për vjedhjet e zgjedhjeve dhe u kërkua dorëheqja e Zogut. Zogu e kundërshtonte kërkesën, me arsyetimin se zgjedhjet  nuk ishin për krijimin e parlamentit  te ri, por për caktimin e formës së regjimit, hartimit të Kushtetutës. Por opozita nuk pranonte dhe ndaj Zogut  iu krye atentati, aty ku është edhe sot, Akademia e Shkencave.  Zogu dha dorëheqje  e pas tij edhe qeveria e Shefqet Vërlacit,  e krijimi qeverisë së Iliaz Vrionit. Pas vrasjes së Avni Rustemit, erdhi fundi  veprimtarisë institucionale. Noli erdhi në pushtet pa zgjedhje. Shqipëria nuk kishte, as parlament dhe as kryetar shteti, duke i dhënë fund shtetit të së Drejtës. Gjithçka lidhej me zgjedhjet e manipuluara të vitit 1923. Për zgjedhjet shkroi edhe Fishta, ky Homer shqiptar, te “Hylli i Dritës” me artikullin: “Trazimet e qershorit 1924” . Sipas tij, “Zogu lshoj zagarët elektoral të vet në të katër qoshet e Shqypnis, Tu lshuen bre bir same, perfektë e nënprefekta, t’u shpervolen kryetar bashkiash, krahinare e sekretar e t’u zgaqen kopista e arkivista,-pak a shum-të gjithë zogollista,me advoketën e gjyqtarë,e tja nis me punue për elekcion “si mbaj ligjit ne fuqi”: rrah, gjobit, burgosur malor e Katundarë të partise kundërshtarë për mu shti mnerën e gazepin për ditë të elekcioneve; këtij epi parë,atij shtoji rrogën, gradën, kët tjetrin analfabet e gati anafalbet -fute në zyrë,e tjetrit qiti në rrugë të madhe me fmi e gurë, e tjera kso punësh të bukura e për ni mend të deja për shtet konstitucional,okcidental, modern, demokrat a la “Shqytarece”. E të krisi athere, karroca e automobili, e tu shkepën afije e polic? e nga Shkodër, Korçë, Gjinokastër, Durrës, Mirditë etj. ktu rrej atje gënjen, këtu shto emna në listë civile, atje mos ndigjo me shkrue emna të partise kundërshtare e thuj, se po s’triumfoj lista elektorale e qeverisë, Anglia do çoj donamet në Durrës, Italia në Vlorë, Jugosllavia do pushtojë Shkodrën der m’ujë të Matës”. Zogu manipuloi me të gjitha mënyrat, nëpërmjet administratës shtetërore. Diku arka e votave u çil, a se dhe u shpërthye, para kohët legale, diku u mbyll para kësaj kohe e shi m’at here, kuer elektoret vijshin me dhanë votin e vet, ndërsa njeti shtatë vetë votojshin për njëmijë e pesëqind vete, e jo në vend të caktuam prej ligjet, por nëpër prroska e natën me bishtuk. Me kët rregull të shrregulluesheme u banë zgjedhjet e dyta të dhjetorit”.

Jemi përsëri në qershor afër një shekull më pas. I njëjti problem. Nuk ka zgjedhje të lira e demokratike. Të akuzuarit për manipulimin e zgjedhjeve janë “garantët” e Reformës Zgjedhore. Policia e Lleshit i bëri “provat” e zdrukimit me artistët  që mbronin Teatrin Kombëtar. Mbetemi po ata. Për pushtetin japim edhe jetën. Po shteti i së Drejtës? Le të mbetet fiction!