Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Misioni i Kristaq Kume” !

290
Sigal

 

Pas firmosjes se marreveshjes se Keshillit Politik, eshte shfaqur ne disa media Kristaq Kume. Une pershendes cdo njeri qe jep ndihmesen e tij me ide dhe me aftesine juridike per interpretimin e marreveshjes se 5 qershorit, pa cenuar dispozitat kushtetues e ligjore, lidhur me ate qe trajtohet si Reforme Zgjedhore.
Ne nje emision televiziv Kristaqi e pershendeste marreveshjen, por mbronte tezen, se edhe kushtetuta mund te ndryshohet nga kuvendi pa marreveshje, sepse, sipas tij, ndryshimet i sherbejne interesave te shqiptareve.
Intervistuesja e pyeti, si e vleresonte deklaraten e Presidentit, se Kuvendi nuk e kishte korumin e deputeteve legjitim per ndryshimin e kushtetutes dhe se kushtetuta nuk mund te ndryshohet pa marreveshje. Aty eksperti heshti dhe ceshtjen e quajti politike, ndersa ai tha se fliste si ekspert.
Ne emisione te tjera eksperti pranoi se ishte i perfshire ne studime te financuara per” Reformen zgjedhore” dhe se ai ka edhe propozime per ndarjen e zonave zgjedhore, duke mbrojtur variantin e votimit me lista te hapura.
Se fundmi u shfaq si propzues i mbledhjes se Keshillit Politik.
Shume bukur. Po, perse nuk ka patur deri sa u miratua marreveshja e 5 qershorit, asnje diskutim publik per studimet e kryera ?
Pyetja mbetet pa pergjigje. Por nje gje eshte e qarte si drita e diellit. Rama ishte kunder listave te hapura dhe Damiani kunder ndryshimit te kushtetutes dhe listave te hapura, deri ne momentin qe kuptuan, se neneshkrimi i marreveshjes ishte neneshkrimi i humbjes se zgjidhjeve parlamentare.
Prej ketij momenti ne skene dolen te gjithe ata qe kishin punuar ne prapaskene, por jane te vonuar.