Prof. Dr. Arben Malaj: Të protestojmë kundër qeverisjes arrogante

464
Sigal

Ish-ministri socialist Prof. Dr. Arben Malaj: Shqiptarët të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë

Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që të paguajë një biznesmen italian dhe disa bashkëpaditës 111 mln euro për shpronësimin e investimeve të tyre në një televizion. Këshilltari i Francesco Becchetti-t konfirmoi, se Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, më 24 prill publikoi vendimin, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria kishte shkatërruar investimin e paditësve në një kompani televizive. Lidhur me këtë lajm ka reaguar ish-deputeti dhe ish-ministri socialist Arben Malaj, i cili shkruan se kjo duhet të ishte arsyeja kryesore pse shqiptarët duhet të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë dhe ua bën më të keqe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Arben Malaj: Nëse ky lajm është i vërtetë kjo është tronditëse, këto modele qeverisëse po i mbysin shqiptarët me borxhe. Kjo duhet të jetë interpelancë e parë e opozitës së re në parlament. Kjo duhet të ishte arsyeja kryesore pse shqiptaret duhet të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë dhe ua bën më të keqe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Në këto raste ka përgjegjësi edhe individuale, e cila është më shumë ligjore se sa morale. Ky nuk është një rast i vetëm, shuma e gjobave nga veprimet jo ligjore të qeveritarëve po shkon më e madhe se buxheti publik për shëndetësinë dhe arsimin. Ja pse shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më shumë edhe shpirtërisht, duke preferuar më mirë ta braktisin vendin e tyre se sa të përkushtohen për mirëqeverisjen e tij.