Prof.Dr.Agron F. Fico: Telenovelat turke dhe përgjumja e ministrisë së Kulturës

195

TELENOVELAT TURKE DHE  PËRGJUMJA E MINISTRISË SË KULTURËS

  Neotomanizmi

  Politika e jashtme e Turqisë , sidomos pas ardhjes  në fuqi të Erdoganit, karaktertizohet nga një strategji, që synon  rikthimin e Turqisë në shtetet e Ballkanit, dikur çifligu i perandorisë osmane.

Kjo stregji po zbatohet nga mënyrat dhe fotmat më te ndryshe, duke filluar që nga xhamitë, krijimin e istitucionve   vëndase me programe turke, investime , por edhe me anë të kulturës.

 Telenoveta turke, që kanë mbushur televizionet tona, përçojnë ideologjine islamike, botëkuptin osman, madje edhe duke shtrembëruar historinë, si psh kur flitet për  sulltan Muratin e dytë ose sulltan Mehmetin etj.

  Ç’ dobi u sjellin shqiptarëve të shekullit XXI , ne epoken e dixhitalit këto telenovela turke?

A i shikojnë familjarët e qeveritarëve tanë , të partive  politike  etj.

 Gati çdo mbremje , por edhe gjatë ditës  në ekranet Klan dhe Vzion -plus    ose ndonje tjeter transmetojnë telenovela turke me subjkete nga më të ndryshme, që nga ato me dashuri, jetë haremesh, luftra pushtuese , vrasje dhe përdhunime , Pra gjitë Turqia e djeshme  osmane..
.Telenovelat  turke  janë bërë zotëruese ne rjetin  televiziv shqiptar dhe veçanënërisht  në  programet e kompanive  Klan dhe Vzion Plus. Pothuasje çdo  mbrëmje , shikuesit shqiptarë ndjekin sërin  e  telenovelave turke si : “Dashuri me   dhe para”, “dashuri padetyrime” , molla e ndaluar”, ‘ Kurt Seiti dhe Sura” , “lot në detin e Zi”, “Xhesuri dhe e bukura”, “kryeqyteti-sulltan AbdylHamidi”, etj.  etj.

 Dëmet dhe pasojat e pushtimit 500-vjeçar turk

 Shqipëria  ka qenë e pushtuar nga perandori të ndryshme në një hark kohor tepër të gjatë. Në fillim ka qenë nën sundimin e perandorisë romake, pastaj kaloi në sundimin e perandorisë  bizantine, më pas atë sllave dhe në shekullin XV ra nën sundimin 500-vjeçar të Turqisë osmane.

Secili pushtim, secila perandori, solli skllavëri, rrënime shkatërrimtare të gjithçkaje, duke lënë edhe gjurmë të caktuara në historinë dhe kulturën e kombit shqiptar.

 Pushtimi gati pesë-shekullor i Shqipërisë nga turqit osmanë ndaloi procesin e zhvillimit europian të kombit shqiptar. Pushtimi nga Turqia osmane ishte më i gjati, më i keqi dhe ndryshoi disa tipare të etnosit ilir-shqiptar. Kjo robëri e gjatë, ky sundim barbar turko-osman la gjurmë të pazhdukshme në jetën e shqiptarëve, në kulturën e tyre europiane dhe mbi të gjitha u ndryshoi besimin fetar, i bëri myslimanë.

 “Për pesë  shekuj , ne u braktisëm deri në tiraninë më të përçmuar dhe madje në   barbarizëm…Gjuha jonë ishte e urrryer; zakonet tona të vjetra  luftoheshin… “ do të thoshte Gjergj  Fishta.

  “Në krye të shekullit pesëmbëdhjetë -shkruan historiani i madh Fan S. Noli- Shqipëria ishte pothuajse plotësisht katolike, me nja tetëmbëdhjetë peshkopata të ritit latin. Në këto duhen shtuar dhe disa peshkopata Unite të ritit oriental Ortodoks, të lidhura me Papën. Sa për kapedanët dhe bajraktarët, këta ishin kthyer Katholikë njëri pas tjatrit, sikundër na tregojnë dokumentat e kohës. Thopiat e Krujës përmenden si Katholikë më 1208, Muzhaqët e Myzeqesë më 1318; Zenebishtët e Gjirokastrës, Muzakatë e Çamërisë dhe Shpatët e Nartës më 1354; Balshajt e Shkodrës më 1369, Dukagjinët më 1400, Kastriotët më 1407; Alisferët e Dajës më 1414.

Kështu Katholikizma nga njëra anë i jepte Shqipërisë bashkimin që i mungonte si shtet, edhe nga ana tjatër e lidhte me botën e Krishterë Europiane”. (Fan Stilian Noli, Historia e Skënderbeut, f. 17.)

 Turqit osmanë krahas pushtimit ushtarak ndërmorën edhe kthimin e shqiptarëve në fenë islame. Këtë e realizuan me dy mënyra: me detyrimin ushtarak dhe me detyrimin ekonomik. Këtij agresioni shpirtëror shqiptarët i bënë qëndresë të fortë. Kështu shpjegohet që në viset malore shqiptarët nuk u kthyen në fenë islame.

 Kryesore është se gjithnjë shqiptarët kanë vënë lirinë, pavarësinë, shqiptarizmin, para besimit. “Feja e shqiptarit është shqiptaria” – do të shkruante rilndasi i madh Pashko Vasa.

Gjergj Kastriot Skënderbeu realizoi bashkimin e shqiptarëve në Kuvendin e Lezhës, bashkoi krahinat, bajraqet dhe fiset e ndryshme në një strategji të madhe atdhetare-kombëtare të luftës kundër “kjenit turk”. 25 betejat e zhvilluara kundër turqve dhe përballimi i dy prej sulltanëve më të fuqishëm të Turqisë, sulltan Murati II dhe sulltan Mehmeti II, dëshmuan për vitalitetin e kombit shqiptar.

 Telenovelat turke në ekranin e televizionit

Telenovelat turke, me emrat e çuditshëm si “Dashuri pafund”, “Ëndërr”, “Familja e madhe”, “Sulltanesha Kasëm”, “Çukur” e gjer tek “Kryeqyteti AbdylHamidt” etj. etj. janë bërë tashmë të zakonshëm në programet e televizioneve private “Vizion Plus” dhe “Klan HD”, të cilat shfaqen 2-3 herë në javë në orë të ndryshme.

Teleshikuesit e tyre janë të shumta dhe të moshave të ndryshme. Skenat, veshjet e personazheve dhe mbi të gjitha loja e aktorëve janë mbresëlënëse, por motivet, idetë, filozofia e shumicës së tyre janë “otomane”, në kuptimin e evokimit të një shoqërie mesjetare me kode dhe zakone të ashpëra, ku lavdërohet kulti i sulltanëve dhe “heronjve” kreshnikë.

Morali, etika e personazheve është larg asaj të shoqërisë dixhitale, ku jetojmë të gjithë dhe veçanërisht brezi i ri. Edhe pse subjektet e këtyre telenovelave janë të larmishme, ato kanë disa tipare të njëjta, siç është qëndrimi dhe vlerësimi ndaj gruas, lirisë së njeriut etj.

Po   permend nje nga rastet e shumta, Tk telenovela “Sulltanesha Kasëm”, shfaqen hapur dhe me arrogancë tiparet e shoqërisë osmane, që nga pushtimet dhe masakrat në vendet e pushtuara e gjer tek lavdia e sulltanëve, pasuritë e pamasa nga këto pushtime dhe mbi të gjitha figura e një nëne kriminele, vrasëse e fëmijëve të vet dhe e etur për pushtet të pakufizuar.

 Skenat e haremeve, si privilegj i veçantë dhe i pakufizuar i sulltanëve diktatorë, që vajzat e bukura të viseve të pushtuara nga turqit osmanë të vihen në përdorim të sulltanit epshor, janë të urryera dhe të pakuptimta për shoqëritë moderne demokratike dhe ngjallin neveri për çdo njeri normal, që të drejtën seksuale si një e drejtë natyrore njerëzore e gëzon lirisht.

 Pa u ndalur e shkoqitur tërë motivet e subjekteve të këtyre telenovelave turke duhet nënvizuar se në to pasqyrohet e shtrembëruar historia edhe kur flitet për ngjarje ose sulltanë që kanë shkelur tokat arbërore. Kështu, sulltan Murati II vdiq në Fushën e Kosovës më 1389 nga kama e një shqiptari që guxoi e hyri në tendën perandorake. Ndërsa sulltan Mhemeti II, “Fitimtari” edhe pse erdhi me qindra mijë ushtarë dhe ndoqi politikën e tokës së djegur dhe bëri masakra të shumta dhe mbajti të rrethuar për muaj të tërë kështjellën e Krujës, u detyra të largohet i mundur.

Ishte gardhi i shqiptarëve të pamposhtur që penguan këtë sulltan tiran të kapërcente Adriatikun dhe të vendoste flamurin me gjysmë hënë mbi Kishën e Shën Pjetrit në Romë.

Ja edhe  mesazhi i shkrimtariti të madh Kadare:

 Për pesë shekuj luftuan ato rresht

Mbi qiell të Shqipërisë në rrebesh.

Por gjithsesi një ditë do të fitonte

Kundër një hënë gjysmë

                            Një shqipe me dy kokë.

 

(Kadare –Pa formë është qielli” (Njëqind poezi dhe poema të zgjedhura), Onufri , 2003, f.142)

Përgjumja e Ministrisë së Kulturës

 Ministria e Kulturës ka detyrim moral dhe qytetar qe ta mbajë pastër mjedisin edukativ  dhe artistik . Ajo ka te drejten e reçensimit ligjor e kontrollimit te prodhimit kulurot dhe arstik qe i jipet popullit. Kjo nuk vjen ne kundërshtim me tregatine  e lire , qofte kjo edhe kulturore. Ashtu si ngjet  dhe ,ka ligje per importit te  mishit, produkteve ushqimore, pijeve te ndryshme, ashtu duhet të ketë kontrolle,ndalesa telenovelave turke nga institucionetg e Ministrisë së Kulturë

Në shoqërinë demokratike dhe të ekonomisë së tregut të lirë edhe kompanitë private televizive “Vizion Plus” dhe “Klan HD” gëzojnë të drejtën të transmetojnë filma dhe dokumentarë, që mendojnë se u sjellin fitime bizneseve të tyre. Përgjegjësia kushtetuese e shtetit ligjor është që të ndërhyjë me mekanizmat e vet institucionalë dhe të mbrojë shtetasit e vet nga kjo ndotje kulturore dhe e dëmshme.

 Shoqëria civile dhe masmediat pa dyshim duhet të thonë fjalën e tyre, duke e bërë objekt të diskutimit publik shfaqen e telenovelave turke në ekranet televizive.

Ne kemi një brigadë opinionistësh, një çetë ekperte  gjithologësh etj. që lodhen  dhe dëristen duke na folur per qeverisjen dhe zullun et e saj, për stërmundimet e opozitës për të ardhur në pushtet, por asnj fjale, asnje debat per këtë “pushtim turko-osman” te jetës kulturore të shqiptatëve me pasoja tepër të dëmshme.

  Meriton tëe vihet ne dukje se në një shfaqje te “AL Pazar” javën e kaluar, u sollen dy  mizaskena me shfaqje televonash turrke, njera  ne televizionin Klan dhe   tjetra në  Vizion-plus, që kulmuan me thirrjen retorike-satirike  të sulltanit të mallërishëm:”Në emër të Allahut  të shpërndahen në të gjithë televizionet  shqiptare” ?!

Pushtuesit turq-osmanë , me lufëa të pafndme dhe sakrfica bezash të të tërë, i dëbuam jashtë,i  shporëm një herë e përgjithmone me 28 nëntor 1912 Shqipëria u shpall shtet i pavarur.

I nxorëm nga dera siç thuhet dhe tani i fusim nga dritaret dhe nga tavanet, madje me dëshirë dhe pafund.  

 Vula që na vuri pushtimi osman ,me kthimin e shumicës së shqiptarëve në besimin islam, ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për popullin shqiptar, me pozicion gjeografik dhe me prejardhje europiane, por politikisht ende jashtë Bashkimit Europian.

 Seria e pafund e telenovelave turke ngjall edhe një nostalgji të padëshirueshme për shqiptarët, që kanë provuar në historinë e tyre plot luftëra dhe gjëmëra nga pushtimi turk-osman.

Ministria e Kulturës , në radhë të parë, por edhe shoqëria civile , masmedia .të gjithë bashke ; të kërkojnë një përzgjidhje me kritere të larta kulturore dhe edukuese të filmave dhe dokumentarëve, që u ofrohen shqiptarëve, e veçanërisht brezit të ri.