Prof. Asoc. Dr. Zamira Çavo: Degradimi dhe nevoja për edukim cilësor

216

Kjo do të thotë: Se mundësitë e manipulimit të njerëzve janë super gjigande dhe e vërteta rreket të zëvëndësohet me gënjeshtrën.

Sigal

Prof. Asoc. Dr. Zamira Çavo

Nëse nisni e lexoni ju lutem çojeni deri në fund!

E Ardhmja jonë? Pa bërë Kasandrën, por duke analizuar po jetojmë kohën e ndryshimit radikal të historisë njerëzore. Nuk e besoni? Le ta analizojmë:

1-Popullsia në botë është rritur kaq shumë sa ndoshta nuk mund ta besoni pa shifrat: 2 shekuj më parë kjo popullsi ishte rreth 800 milion njerëz. Dhe vetëm pas ca viteve ( projeksionet thonë viti 2030) bota do numërojë rreth 8 miliard njerëz. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo jetëgjatësia po rritet për shkak të ndryshimit në mënyrën e jetesës, por edhe për shkak të arritjeve, që kanë ndodhur në fushën e mjeksisë. E dini çdo të thotë kjo? Na duhen: Më shumë ushqim, më shumë burime ushqimore. Sipas Global Footprint Network, dita kur mbarojnë burimet që mund të rigjenerohen gjatë një viti, këtë vit ishte data 28 korrik? Pra bota që prej kësaj date “ha” nga viti që vjen… Pra duhen politika bujqësore e siguri ushqimore të niveleve të larta e të planifikuara me shumë kujdes.

2-Por rritja e popullsisë presupozon edhe rritje të numrit të njerëzve që arsimohen e që ndërveprojnë mes njëri tjetrit. Kjo do të thotë se Arsimi dhe Edukimi duhet të jenë fillimi dhe mbarimi i politikave të zhvillimit. Ndryshe? Për ndryshe kjo popullsi kaq e madhe me këtë teknologji, që përparon me ditë do të ketë përpara vetes dy rrugë: Ose t’i shërbejë të ardhmes së tij me arsim e përgjegjshmëri, ose të degradojë në degjenerim tërësor moral, ekonomik e politik!

Etika, përgjegjshmëria dhe estetika do jenë parësore. Do apo s’do individi në këtë botë kaq të ndryshuar kodet e etikës do zbatohen me rreptësi, sepse ato dy rrugët për të cilat folëm më sipër çojnë ose në degradim shoqëror të pakthyeshëm ose në zhvillim.

3- Kjo popullsi kaq e madhe do të duhet të përballet me një teknologji të zhvillimit shumë të shpejtë. “Do blejmë me telekomandë, do jetojmë me telekomandë,do punojmë me telekomunikacion, madje do dashurojmë me telekomandë”- kështu shkruan sociologu i njohur Domenico De Masi. Kjo do të thotë se privatësia s’do ketë më vend në jetën tonë. Prandaj nevoja për edukim cilësor është nevojë immediate.

  1. Teknologjia po ndryshon edhe qasjen ndaj punës. Sa më shumë zhvillohet ajo, aq më shumë njerëz dalin të “papunë”, sepse gjithnjë njeriu ka krijuar lehtësira për të mos u lodhur.

Kjo do të thotë se: nëse duam të mbijetojmë e të fitojmë, duhet të krijojmë! Që sot ndërmarrjet e mëdha nuk kërkojnë më punëtorë të pakualifikuar. Në të ardhmen ai që është krijues sigurisht që do të fitojë më shumë. Të mos harrojmë se sot puna në prodhim është vetëm 50% e punës . 50% tjetër janë shërbime. Madje ky 50% synon të rritet në vitet që vijnë. Pra kush do jetë i mirëformuar dhe me fantazi do e ketë të ardhmen më të qartë. Kjo do nxisë konkurencën në mendimin krijues. Prandaj nevoja e arsimimit me një fokus drejt nxitjes së ideve të reja duhet të kishte filluar me kohë. A jemi gati për këto ndryshime?

5- Dhe e gjithë kjo botë që po lëviz me shpejtësi marramendëse do t.i largohet po me kaq shpejtësi dogmave të libertizmit pa kufij. Pra zhvillimi kërkon etikë dhe përgjegjshmëri në zbatimin e rregullave. Por natyrisht morali i vjetër do të zëvëndësohet me normat e reja të moralit të ri, por që sigurisht nuk do ketë për bazë Lirinë e shfrenuar të secilit, apo shkatërrimin tërësor të cilësive humane. E them këtë, sepse sot dogmat e libertizmit me “bëj ç’të duash” në shumë aspekte janë përtej botës kafshërore, pasi edhe kafsha i ruan fëmijët, edhe kafsha e ruan territorin e vet edhe kafsha zgjedh në krye dikë që t’i mbrojë e t;i drejtojë…Le të mendojmë seriozisht për të ardhmen! p.s; Analizën ekonomike e lashë për një herë tjetër.