Presidenti dhe precedenti…

521
Sigal

Ndodhi ajo që pritej dhe pritet ajo që duhet!…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Ilir Meta, dekretoi datën 13 Tetor 2019 ditën e zgjedhjeve vendore në Republikën e Shqipërisë, muaji më i bukur, i Letërsisë dhe i Arteve,madjeTetori, përfshihet edhe në shënjën: “PESHORJA”.

Agim Jazaj

Tashmë “nyja gordiane” është zgjidhur, ka hequr përfundimisht  “lakun që tundnin” në duar politikanët e llogoreve, analist- profesinist, por dhe të bërë pis; për t’ia hedhur në qafë presidentit të Republikës dhe opozitës së bashkuar,sepse: Presidenti: ”Nuk kishte caktuar datën e re të zgjedhjeve”! Por koha (a) nuk kishte shteruar, as kish përfunduar, as për shkaqe ligjore, që gjithëkush edhe me haberin minimal mund të kuptonte, realitetin konkret të vendit…

Presidenti do të caktonte datën e zgjedhjeve në komunikim dhe bashkëveprim me palëtnë garë, me të gjithë zgjedhësit e garës, për të zhvilluar zgjedhje nga të githë e për të gjithë e jo votime, të një grupi, duke përjashtuar shumucën, për të qeverisur e jo për të sunduar vendin!

Në zgjedhjet e datës 30 Qershor këmbëngul (te) për të shkuar në votime e vetme, një parti; PS, partia qeverisëse, kryeministri Rama. Ndërsa 3 parti të jera Parlamentare, që përbejnë edhe numrin, shumë më të madh të zgjedhësve, qoftë dhe të marë nga zgjedhjet e vitit 2015: PS. LSI, PDIU, etj në opozitën e bashkuar, nuk e quajnë të ligjshme këtë datë, madje të bërë“Nul” nga Presidenti i Republikës!…

Data 30 qershor u shfuqizua me dekretin e Presidentit nr 11199, dt 10.06.2019. E gjithë tymnaja, alibia qëështë hedhur në tregun mediatik dhe në amullin e publikut ishin; shkaqe aposebepe? Dhe na kujtojnë vargun e një këngë të hershme”:

“Nuk janë shkaqe, janë sebepe, turpin e paçin për vete”!

Por,“Mendja e shtrëmbër, nuk drejtohet Kurrë” . Dhe…tashmë përballë këtij dekreti, do të kemi një, apo dy data Zgjedhjesh?

Socialistët, një palë, do të shkojnë më datën 30 Qershor, në garë me Ufot, më veteteten, do votojnë qeverisjen për veten dhe për tri palët që nuk do të marin pjesë në këto votime?!Po më datën 13 Tetor do të shkojnë në zgjedhje tri palët e tjera: PD, LSI, PDIU, etje dhe do të zgjedhin pushtetin edhe për një pjesë që(nuk)do mar pjesë?

Rezultantia, Bilanci është: 1 me 3. Pra 1 është Pro dhe 3 Jo! Ndërsa në fazën tjetër, nëzgjedhjet e 13 Tetorit, bilanci rezulton: 3 Pro e 1 Kundër!

Meraku qoftë edhe i pozitës së sotme është i përligjur për recitivizmin, riciklimin e këtyre fenomeneve, pra kërkesat e përsëritura nga opozita në çdo prag fushate për të shtyr zgjedhjet dhe për të ndryshuar qeverinë! Gjthësecili e ka arsyen: Çdo rrethim e ka edhe rrugëdaljen. Edhe shoqëria shqiptare, opozita e bashkuar eka shpalosur platformën për ta përjashtura njëherë e mirë edhe këtë fenomen Shqiptar. Qoftë dhe me caktimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i vendit. Palët do të hartojnë një plaformë për të Dalë nga ky Kolaps i gjatë dhe i përsëritur. -Duke formuluar, votuar dhe ratifkuar përzgjedhjen dhe zgjedhjen e përfaqsuesve.

-Zhvillimin e Zgjedhjeve; 2 deri në 3zgjedhje, në një hark Kohor me; Qeveri Teknike, për të vënë mbi shina Vagonët dhe “Lokomotivën”:Shqipëri. -Për të ndëshkuar abuzuesit e pushtetit, me votën e sovranit! -Ekspertë, njerëzit e Dijes, Udhërrëfyesit e shoqërisë, do të ndërtojnë një Platformë bashkëkohore, madje duke e ratifikuar nga gjithë palët politike, deri me Referendum Popullor, ndryshimet ligjore dhe afatin kohor. -Mënyrën e numrimit të Votave, etj…

Pa ndryshimin dhe ndëshkimin e këtij sistemi zgjedhor dhe të Qeverisjes, Shqipëria nuk bën hapa përpara, pasiguria dhe rrënimi i vendit është i pa shmangshëm!

Presidenti e dekretoi datën e zgjedhjeve, 13 Tetorin, me gjasa për të zhvilluar edhe zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë

Precedenti: Do të zhvillohen një apo dy herë zgjedhjet?

Topi tashmë është hedhur tek zgjëdhësit për zgjidhjen!

Çdo zgjedhës, votues koshient, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, me arsyen minimale; nuk duhet të pranojë, të marë pjesë në zgjedhjet, për zgjedhën e pushtetit tëpa ligjshëm, në votimin e pjesëzës, për pushtimin e së tërës!…