‘Politika sot, ka nevojë për moral e jo përa b*thecër që ulin e ngrejnë dorën me urdhër’

181
Sigal

Nga Enri Ceno

Disa deputete të opozitës për tu justifikuar ndaj mbështetjes që i dhanë me gjysëm zëri aktit anti-statutor mbi përjashtimin e Sali Berishës kanë deklaruar se janë thirrur nga Ambasada Amerikane.

Ky është një veprim i turpshëm e aspak burrëror, nëse ambasada të thërret ti kurrë nuk duhet ta deklarosh atë por ta mbash të fshehtë. Të jesh përfaqësues i popullit nuk ka veç atribute e të mira por sjell edhe përgjegjësi, e ti mbash këto përgjegjësi duhen bole aq më tepër në momente delikate. Ndaj është më e ndershme ti qëndrosh fort e me bindje vendimit tënd sido ai qoftë e çfarë do tjerët mendojnë.

Në 2019, kur dogjëm mandatet, ka patur nga ata që në një mënyrë ose tjetër janë kontaktuar dhe u është kërkuar ti mbajnë mandatet. Pavarsisht refuzimit, ata nuk u deligjetimuan dhe as u ndaluan udhëtimet në SHBA, as vizitat në Shtëpinë e Bardhë, Kongresin Amerikan apo agjensi tjera ligjzbatuese.

Politika sot, më shumë se kurrë ka nevojë për moral se sa bythecër që ulin e ngrejnë dorën me urdhër.

*Ish kandidat per deputet i PD në Durrës