Po të isha dhe unё në vendin tënd…

1865
Sigal

Nga  Bedri   Çoku

Po të isha dhe  unë në vendin  tënd, do të  thosha, student në vitin 1990, ashtu do të kisha qenë: i rrjeshtuar me ata, që kërkonin përmbysjen e regjimit    antikombëtarë , I PAPARЁ në  historinë e popullit shqiptar. Po të isha dhe unë në vendin tënd, komunist i ndershëm, nga ata që punonin  gjithë ditën në uzinë  e fabrikë,  apo arave në punët  e bujqësisë, ashtu do të  kisha vepruar : votën time do t’ia jepja Partisë Demokratike në vitin 1992.Po të isha politikanë, madje lider i një partie, qoftë edhe në fillimet e lëvizjes kundra regjimit komunist, nuk do të hezitoja kurrë për ta përmbysur Ramiz Alinë & co.Po të isha deputet në kuvendin e parë pluralist  nuk do të votoja kurrë për vazhdimësinë e ligjit komunist,  7501, i cili  grabiste për së dyti pronarët e ligjshëm  të Shqipërisë.Po të isha Kryeministër i Qeverisë Teknike nuk do të lejoja kurrë që drejtuesit e ndërmarrjeve, fabrikave e kooperativave bujqësore të shpërdoronin mallin e popullit, duke e kthyer Shqipërinë në “Tokë të Djegur”.Po të isha President i Shqipërisë në qeverisjen demokratike nuk do të  kisha thënë kurrë: “Bashkëvuajtës  e bashkëfajtorë” !!!?.As nuk do të kisha pranuar  arrestimin e kreut të  opozitës për çështje ordinere… Do të kisha nxitur prokurorët që të arrestonin shkaktarët e gjenocidit dhjetëra vjeçar dhe për shpërdorime  të mëdha ekonomike gjatë sundimit…Do të mbështesja parlamentin për të miratuar ligje për dwnimin e njerëzit, që drejtuan Sigurimin e zi të Shtetit dhe bashkëpuntorët  e tij.Po të isha Kryeministër në qeverinë demokratike gjatë viteve  ’92- 96  nuk  do të kisha hezituar të afroja sa më shumë  në dikasteret e rëndësishëm të qeverisjes  njerëz me bindje dhe pikëpamje antikomuniste. Po të isha dhe unë  në vendin tënd… i pa dëshiruar nga Partia Demokratike në pushtet, i pa punë, i pa shpresë për të gjetur një  vend  në administratë, ose do të largohesha nga Shqipëria, ose do të merresha me biznes, këtu,  në vendin tim. Por kurrë nuk do të isha joshur nga ofertat e segmenteve antishqiptare dhe antidemokratike për të realizuar revolucionin antidemokratikë të vitit 1997-tës.Po të isha dhe unë deputet apo pushtetar në qeverisjen e atyre që erdhën në fuqi me ndihmën e bandave, pas 1997-tës,  ashtu do të kisha bërë : do të  isha   pasuruar sa më shpejtë për  t’u  tallur  me popullin tim  që më mbështeti, pasi  ia   kisha hipur njëherë  në komunizëm  e  po ia hipja përsëri në kapitalizëm.Po të isha dhe unë  pronar i grabitur nga reformat e diktaturës së proletariatit, apo  i burgosur politikë  i regjimit komunist, nuk do të kisha pranuar asnjë ofertë nga komunistët dhe bijtë e tyre në pushtet pas ’97-tës,  që prekte moralin dhe dinjitetin tim të fituar me aq sakrifica, sikur të mbetesha   pa bukë e pa shtëpi gjatë sundimit të tyre.Po të isha  dhe unë i pasuruar haptas, siç u pasuruan ata që braktisën  teorinë kundra kapitalizmit  dhe  pronës private dhe zaptuan  ekonominë e  tregut, për të mbajtur  pushtetin e  mbuluar të kaluarën  kriminale, ashtu do të kisha bërë : do të kisha ngritur stacione të fuqishme mediatike, me programe televizive, moderne, për të trullosur popullin dhe ndërkombëtarët  edhe pse nuk do t’i  përshtateshin mentalitetit dhe shkallës së  zhvillimit të popullit tim.Me  këto emisione  argëtuese  dhe  shkrimet në  shtyp,  do të tallesha me historinë dhe figurat e kombit tim, në atë masë  që, nëpërmjet të qeshurës në Shqipëri,  të zgërdhiheshin nga kënaqësia edhe ata, përtej kufirit, që pasardhësit e diktaturës,  të cilët kishin zhvilluan me sukses  luftën shkatërrimtare të  klasave,  gjetën mënyrën për ta vazhduar këtë luftë, për kënaqësinë e fqinjëve tanë “të përzemërt”,tani që edhe ndërkombëtarët, për dreq, po e mbështesnin Shqipërinë dhe kombin shqiptar…Po të isha politikan i këtyre viteve të arta për t’u pasuruar, kështu do të kisha vepruar edhe unë, nuk do të dilja fare në skenë, do të mobilizoja e  mbështesja djem të rinj, të shkathtë dhe aventurierë  për t’i bërë ata biznesmen të fuqishëm, me anë të të cilëve do të pastroja  parat e drogës  e të fitimeve të dyshimta , …Nuk do të pendohesha fare pse ata do të humbnin jetën për  qëllimet e mia, me moton: “O të gjitha, o asgjë!”… Sepse, nëse nuk do të ndodhte kështu, as unë,  as ata  nuk do të pasuroheshim kurrë. Së fundi,  në një Shqipëri, siç thonë, e ka marrë Amerika nën sqetull dhe  po  e mbështet fuqishëm në  reformat për të krijuar shtetin e së drejtës   demokratike e,   për ta futur, me domosdo , në  Bashkimin Europian, nën udhëheqjen e pinjollëve   të  partisë   socialiste …  dhe unë me ata do të isha bashkuar, të cilët po e kuptojnë, dita ditës,  se po u rrëshqet nga duart e ardhmja e parave të  pamerituara…