Panariti: Vendi sot drejtohet nga një lëvizje antikushtetuese

441
Sigal

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reagur me anë të një statusi në lidhje me paktën antishpifje, ku është shprehur se paketa antishpifje, ligji për teatrin, ligji për ndarjen e dividendit etj, janë akte antikushtetuese. Madje edhe vete konstituimi i gjykatës kushtetuese si garante e themeleve të shtetit është dëshmi e antikushtetutes.

Postimi i plotë:

Vendi sot drejtohet nga një lëvizje antikushtetuese!………….

Paketa antishpifje, ligji për teatrin, ligji për ndarjen e dividendit etj, janë akte antikushtetuese. Madje edhe vete konstituimi i gjykatës kushtetuese si garante e themeleve të shtetit është dëshmi e antikushtetutes. Ky është ne fakt misioni i populistëve autokrate në Evropë dhe në botë . Këtë e dëshmon edhe Erik Jones profesor dhe drejtor i studimeve evropiane i Universitetit John Hopkins në leksionin e tij “Populizmi në Evropë, një përgjigje anti liberale ndaj liberalizimit jo demokratik”. Ai thotë, populistet autokrate aty ky qeverisin, sot përfaqësojnë në thelb një lëvizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionare jo profesionistë dhe vegla të bindura. Qartë shkurt dhe saktë!