Nuk votoj pa opozitën në zgjedhje!

471
Sigal

Akademiku Artan Fuga është shprehur se nuk do të ushtrojë të drejtën e votës, nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Fuga ishte i ftuar në emisionin “A Show” mbrëmjen e sotme, ku u pyet nga drejtuesi Adi Krasta, nëse do të votojë në zgjedhjet lokale.

“Në këto kushte kur nuk futet opozita në zgjedhje? Jo”, u përgjigj prerë Fuga.

Lidhur me vendimin e opozitës për të djegur mandatet, Fuga u shpreh se, “për Shqipërinë mund të kenë anë pozitive dhe negative”.

“Cila do të prevalojë? S’di të them dhe gjykoj dhe besoj se s’ka një shqiptar që thotë ‘do bëhet kështu’. Ah baste mund të hedhim…”, shtoi profesori.