Nora Malaj: Durrësi është i braktisur nga qeveria dhe i lënë në mëshirën e fatit

289
Sigal

Ata nuk kerkojnë asgje vetëm të drejtën e tyre !
Java për qytetin e bukur bregdetar filloj me tubimin e familjeve durrsake .Ata nuk mund t’i gëzohen as detit mahnitës, as plazhit dhe diellit dhe as historisë së lashtë të këtij qyteti antik , se ata janë pa shtëpi dhe askush nuk i njeh dhe përkrah hallet e tyre !
Me qindra familjeve durrsake nuk u njihen dëmet e tërmetit të 26 nëntorit
2019 sipas listave DS1, DS 2 dhe DS 3 edhe pse i kanë dokumentat e rregullta për dëmet e shkaktuara dhe klasifikimet e bëra.
Po ndodhin marrëzi dhe përzgjedhja selektive. Në të njëjtin pallat të dëmtuar një familje përzgjidhet, ajo e katit më poshtë jo.
Durrësi është i braktisur nga qeveria dhe i lënë në harresë dhe mëshirën e fatit.
Me mijëra familje i kanë rregulluar me shpenzimet e veta dëmet e tërmetit. Nuk ka shpjegime zyrtare se çfarë do të ndodhë me shumë pallate. Një pasiguri e madhe ndër banorët e Durrësit dhe një papërgjegjshmëri dhe mungesë profesionalizmi nga ana e pushtetit lokal dhe qeverisë qendrore.
Ka ende banesa të dëmtuara që janë rrezik për banorët dhe kalimtarët. Asgjë nuk po bëhet.
Jepini zgjidhje banorëve – mos e braktisni Durrësin – tregohuni të përgjegjshëm. Durrësi nuk do jua falë kurrë neglizhencën tuaj.
Se Durrësi është histori dhe rrënjët e lashta të ilirisë së djeshme dhe Shqiperisë së sotme, por në radhë të parë është i qytetarëve durrsak , të cilët duan të jetojnë dhe të gëzojnë të sigurtë në banesat e tyre .
Mos i trajtoni ca të nenes e ca të njerkës , por mendoni dhe vështrojini ata . Shteti ka detyrë të mbrojë qytetarët e tij .