Një fosile e tillë nuk mund të rrëzatojë shkencë në akademinë shqiptare

763
Sigal

Një fosile si partiaku, plakushi, tanimë tru vyshkuri Prof. Skënder Gjinushi nuk mundet kurrë të lëshojë dritë në piramidën e shkencave shqiptare. Kjo ka arsye të forta. Që askush nuk mund t’i mohojë e të mos i nxjerrë në dritën e diellit që t’i kuptojnë të gjithë. Ai mund të ketë qenë matematikan i mirë, ai mund të ketë qenë ministër i zoti në rendin ekonomik që perëndoi, u shkatërrua, por, tanimë ai nuk vlen për këtë karrige që dikush ia ka servirur, dikush i ka ushqyer karrierën, ndërsa “kryepleqnia” e Akademisë së Shkencave shqiptare ia dhuroi.

Jo ai vetë nuk duhej ta pranonte një detyrë të tillë, e cila është jashtë kapaciteve të tij shkencore, refomatore. Aq më tepër jashtë etikës morale të një shqiptare demokratike, ku kërkojmë të shkojmë. Ai duke qenë kryetar i Partisë Social Demokrate, deputet i kuvendit popullor për shumë vjet, të kërkojë akoma ofiqe në atë institucion shkencor. Kjo tregon se demokracia shqiptare akoma për tridhjetë vjet, jo vetëm që nuk është e tillë, por po kalbëzohet nga fosilet e vjetra të rendit socialist. Duke çuar në politizimin e një akademie, në stepjen e kërkimeve shkencore, në shuarjen e saj graduale apo degjenerimin ne institucionin ku vetem merren rrogat kot së koti.

Absolutisht e pamundur që një fosile e tillë që nuk ka rrezatuar për 30 vjet demokraci me ndonjë punim shkencor, që nuk ka shkruar dhe një broshurë mbi ndonjë fragment të ndonjë shkence, ku tridhjetë vjet në karrige deputeti, partie, ministri etj., që natyrisht mosha ia ka vyshkur trutë dhe gjakun e ka me kromozone politike të vetëzgjidhet kryetar. Është turp i madh e një faj i pafalshëm edhe i kryeminstrit Edi Rama, i cili sapo ai u zgjodh e uroi kukullën e tij fosile e partiakun e denjë: “suksese”. Nuk mund t’i falet një kryeministri që e quan veten reformator dhe qëllimmadh për ta çuar Shqipërinë në Evropë me një kryetar akademie, që i ka perënduar dielli e hëna, të reformojë majën e ajsbergut të shkencave shqiptare.

Kjo farsë e demokracise shqiptare që ndodhi të premten e zezë të shkencave shqiptare, duhet që në asnjë mënyrë të mos e dekretojë Presideniti i Republikës Ilir Meta. Sepse me të vërtetë do të thotë që partia nënë po ngul kthetrat me fosilet e helmuara edhe në tempullin e shkencave shqiptare. Jemi në një situatë të tillë që Shqipëria më shumë se kurrë tani që po tkurret nga varfëria e tejskajshme, në mjerimin e njëjtë me përshkkrimet e skicave migjniane të viteve ’30 të shekullit të kaluar, braktisja e intelektualëve dhe e rinisë nga dheu mëmë, ka nevojë për shkencëtarë të vërtetë dhe jo fosile politike e shkence, por, për historianë, sociologë, ekonomistë, inxhinierë, profesorë, akademikë, juristë, që ta vendosin në shina të vërteta ekonominë e shtetin shqiptar. Pa shkencë të vërtetë, pa inteligjencë, pa pjesëmarrjen e tyre në të gjitha degët e ekonomisë e strukturave shtetërore, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një vend i pazhvilluar si disa shtete afrikane këtu në mes të Evropës. Kujtoni kur erdhi Merkel në pushtet, u vendosi një randësi kërkimeve shkencore, duke krijuar disa institucione shkencore dhe ajo konsultohet vazhdimisht me ato sa herë shfaqen vështirësi e pengesa në degë të ndryshme të ekonomisë etj.

Përse nuk u propozua si kandidat për t’u zgjedhur Prof. Eleni Kocaqi, Prof. Artan Fuga, Prof . Shaban Sinani, po historiani i shquar, edhe pse me banim në Francë Dr. Arif Mati, po pse jo shkrimtari Zija Çela etj. etj. e pastaj të ndiqnim votimet e te shikonim kush fitonte fosilja e partisë së punës, Prof. Gjinushi apo…

Akademia e shkencave nuk ka nevojë për kukulla, për ish-ministra e kryetarë partish, por për shkencëtarë të vërtetë që kanë rezultate me veprat e tyre të shkruara botuara, që kanë për ideal progresin shkencor dhe emancipimin e kulturimin e shqiptarëve. Të cilët nuk kanë të veshur mantelin e politikanit, apo këlysh e sahan ëpirës të politikanëve i kujtdo krahu qoftë. Sepse Akademia e Shkences nuk është tempull i politikës, por ujvara e pastër si kristali e energjive të shkencës, të progresit, të të rejave të guximit e iniciativave intelektuale e shkencore që, duke i vendosur në themelet e zhvillimit të atdheut, duke i shtruar shinat drejt Evropës, të udhëtojë Shqipëria vetë më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë.

 

Dr. Selman MEZIU