Në bashkëjetesë me COVID-19

390
….nëse ju keni kalue një infeksion COVID-19, -unë ju siguroj se tashma në trupin tuaj, ju keni mjaft antitrupa të krijuar që do t’ju mbrojnë nga COVID-19, -dhe nëse ju mund të ri-infektoheni, le të themi në sezonin dimror të vitit tjetër, kur kto viruse do të kthehen përsëri, ju mund ta kaloni shumë lehtë, e ndoshta bile s’do ta vini re aspak./
Sigal

Shkruan: DR.ZEKRI PALUSHI/

Të dashur lexues, -me shumë respekt po ju paralajmëroj se ky shkrim ka një përmbajtje ma shumë teorike, -gjë që e ban leximin pak të bezdisshëm, por ju lutem, merrni mundimin që ta lexoni deri në fund. Zgjerimi i dijenive rreth viruseve, dhe situatës aktuale,-ndihmojnë në qetësimin tuj, shpirtnor e psikologjik. Frika, asht ndjenja emocionale ma e vjetra e ma e forta e njerzimit. Ajo asht ngjitëse (contagious), dhe askush s’mund t’i shmanget, -sidomos në rrethanat ku mbizotron e pa-njohura, dhe pa-siguria, -siç asht koha që po jetojmë.

VIRUSET

Të kthehemi tek VIRUSET

Fjala ‘VIRUS’, rrjedh prej gjuhës Latine,-që do të thotë ‘helem’. Por sa i njohim ne viruset, dhe a janë ato pjestarë të botës së gjallë?

Megjithëse viruset janë të aftë të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme, e nganjëherë vdekje-prurëse siç janë psh, Ifluenzen (gripin), Ebola-n, Tërbimin (Rabies), Lijen (Smallpox), etj, -prap se prap, kto nuk klasifikohen si pjestar të botës së gjallë.

Viruset janë grimca (particles) shumë të vogla, të një madhësie që varion nga 20 deri në 400 nanometer. At s’kanë qeliza, s’kanë sistem nervore…, pra ato s’kanë një “makineri” biologjike për t’u shumzue nëpërmjet ndarjes qelizore, -ato nuk konsumojnë energji për t’jetuar, -pra ato s’kanë as procese metabolike, -siç kanë psh, çdo gja tjetër e gjallë, -ku përfshihen edhe bakteriet dhe funguset.

Viruset përbëhen nga Acidet Nukleike (Nucleic acids), që mund të jenë, -DNA (Deoxyribonucleic acid) ose RNA (Ribonucleic acid), që së bashku me Lipidet (yndyrnat), Proteinat dhe Carbohidratet, formojnë 4 molekulat ma të mëdha biologjike, që janë esenciale për të gjitha format e njohura të jetës.

Acidi nukleik i virusit asht i mbështjellur me një veshje proteinike, ku strehoet apo ruhet edhe proteina virale e tij, që merr pjesë në zhvillimin e infeksionit.

Që të riprodhojnë vetë-vehten, -viruset duhet së pari të hynë në qelizat e një “mik-pritësi”, ku menjëherë fillojnë modifikimin e aparatit ri-prodhes të këtyre qelizave, -duke i kthye ato, në një “makine foto-kopjuse”, -ku “fotokopjojnë” kodin e vet gjenetik, -të cilin pastaj e mbështjellin brenda një “kontaineri”  të sapo formuar, që quhet CAPSID. Tashma, qelizat e “marruna peng” të ‘mik-pritësit”,- punojnë sipas instruksioneve të ardhura nga acidet nukleice të virusit, -keshtu pra ato vazhdojnë të prodhojnë proteinë pathologjike virale.

Kategorizimi i viruseve si “gja- jo-e- gjalle”, i ka sjell njerëzimit pasoja t’pa qëllimshme. Shumë nga kërkuesit shkencore, deri më tani, në studimet e tyre mbi evolucionin, -i kan injoruar viruset. Fatmirësisht, kohët e fundit,këto shkencëtar po i vlerësojnë viruset si ‘lojtar fundamental’ në Historin e Jetës.

Çuditërisht pra, -kjo gja kaq e vogël dhe jo e gjallë, sa “primitive”aq e komplikuar, -asht në gjendje të shkatrrojë jo vetëm jetë njerëzish, por mund të shkatrrojë edhe ekonominë, e ndoshta edhe lirinë e demokracinë e vendeve të zhvilluara.

Struktura kaq e ndërlikuar e këtyre “grimcave”, -dhe mos-njohja e mirë e tyre, fatkeqësisht, e ban pothujse t’pa mundur një vaksinë efikase kundra infeksionev t’shktuara prej tyre. Le t’kujtojmë zhurmën e madhe që ka qenë ba rreth HIV-s, dhe SARS, -pamvarsisht, viteve të humbura, e milionave të derdhuna, prap se prap, ne hala s’kemi një vaksinë kundra tyre. Megjithatë, le t’shpresojmë se një vaksinë për COVID-19, s’do të ketë të njëjtin fat.

NE PRITJE TE VAKSINES LE TE PERDORIM VAKSINEN”PASTERTIA”

Ndërkohë, le t’përdorim HIGJENËN dhe PASTËRTINË, si ‘vaksinat’ ma t’fuqishme kundra sëmundjeve virale, -përfshi COVID-19, -i cili origjinoj në Marketin e Gjas së Gjallë, në Wuhan të Kinës, -ku niveli i higjenës e pastërtisë ka qenë dhe asht nën-zero. Aty theren në mënyrat ma barbare, -apo hahen edhe të gjalla, shumë kafshë të ndryshme, -edhe nga ato ma ekzotiket, -përfshi edhe lakuriqin e natës.Kinezët thonë se:“Ne hamë gjithçka me katër kambë, -përveç tavolinës; -ne hamë gjithçka që noton, -përveç nëndetses; dhe, -ne hamë gjithçka që fluturon, -përveç aeroplanit”.

Çuditërisht, nga provinca e Hubei-t (ku kryeqytet asht Wuhani), -rreth viteve 1331-1335, u përhap edhe murtaja (vdekja e zezë), -e shkaktuar nga minjt. Në atë kohë, ajo arriti të përhapej deri në Angli, Belgjikë e Itali.

Nga Kina, kan burue edhe disa nga pandemitë e tjera, si:

Murtaja e Justinianit, në shekullin e 6-të; Gripi Spanjoll i vitit 1918; Gripi Aziatik i vitit 1956; Gripi i Hong Kong-ut në vitin 1968; Gripi i zogjve (Avain flu), në vitin 1966; SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) në vitin 2002; Gripi i derrave (swine flu) në vitin 2009; dhe në fund të vitit 2019, Kina komuniste, e ndihmuar nga Organizata Botrore e Shëndetësisë,- i “dhuroj” botës COVID-19, -nga i cili, deri m’tani janë infektuar:

– në USA 678.144, nga t’cilët 34.641 kan vdekur.

Ndërsa, në t’gjith botën numri i përgjithshëm i të infektuarve deri m’tani që po shkruaj këtë shkrim, ashtë, 2.183.148,-prej tyre, 146.841, numërohen të vdekur.

Si rezultat i këtij infeksioni viral, -sot pothujse i gjith njerezimi ndodhet nën “arrest shpijak”.

Sigurisht që çdo vdekje asht një tragjedi familjare, dhe në këtë rast, unë s’due të minimizoj aspak rrezikshmërinë dhe damtimet e jasht-zakonshme të COVID-19, -megjithatë, janë raportue shumë pasaktësi, -si për numrin e të infektuarve, ashtu edhe për numrin e të vdekurve.

Prandaj shumë nga punonjësit shkencore nga vende të ndryshme të botës, mendojnë se shifrat e deri-tanishme s’përputhen plotësisht me realitetin. Ato kanë arritur në një konkluzion të përbashkët se: “Pa një testim të plotë, e të besueshëm, si dhe pa një përshkrim korrekt të shkaktareve të vdekjes, -shifrat e deri-tanishme, në lidhje me COVID-19, duhet të shifen me dyshim”.

Dr Scott Jensen, që asht edhe senator, nga Minnesota, tregon se kishte marrë në postë një dokument prej 7 faqesh, me udhëzime se si t’plotsonte Certefikatat e Vdekjes,- ku COVID-19 duhej shkruar si shkaktar i  vdekjes,- edhe pa e konfirmue këtë infeksion, me teste laboratorike.

Ndërkohë, s’duhet të harrojmë se veç dy vjet më parë, 2017-2018, -gjatë 16 javëve të sezonit të gripit (Flu), në USA kan pas vdekur 80.000 njerëz, -pra atje afërsisht kanë vdekur 5.000 njerëz në javë.

Italia, ka regjistrue COVID-19, si shkak vdekje, edhe në ato raste kur i sëmuri ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të ndryshme kronike.

Po ashtu, qeveria Spanjolle i ka raportuar të gjitha vdekjet, ku si shkaktar asht regjistrue COVID-19, pa përmendur aspak, sëmundjet e tjera shoqëruese që të vdekurit kanë qenë duke vuajtur.

Pra, ne s’dimë asgjë në lidhje me sëmundjet e tjera, që mund t’kenë qenë shkaktar t’vërtetë të ktyre vdekjeve, -si rrezultat, ne s’dimë nëse i sëmuri ka vdekur prej COVID-19, apo me COVID-19.

MJEKIMI

Të diskutojmë pak rreth Mjekimit:Siç kemi pa, gjatë gjithë kësaj periudhe, grupe të ndryshme janë duke u përpjekur shumë për të gjetë një mjekim për gjendjet shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19. Por se sa reale dhe shpresë-dhanse, kto përpjekje do të jenë,- le të presim për rezultatet.  Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se deri më tash, nuk ekziston as një terapi  efikase për trajtimin e COVID-19, por pamvarsisht ktij realiteti dëshpërues, një gja positive që na jep shpresa, asht se,- ne tashma, dimë disa të dhana të randësishme rreth ktij virusi të ri, -dimë ciklin jetsor në qelizën e “mik-pritësit”,-gjë kjo që u jep shkencëtarve shumë mundësi për ta vu në shenjë këtë virus, dhe eleminue pastaj, nëpërmjet një mjekimi specifik.

Deri atëherë, le të “spekullojmë” me çfare dimë deri tani:

Në muajn Mars, Presidenti Donald Trump, -gjatë një konference për shtypin, promovoi përdorimin e HYDROXYCHLOROQUIN-es, (KININES siç e njohim ne Shqiptarët), që ka qenë përdorur kundër malarjes,- dhe deri pak vite më parë, -ktu në Australi, e kemi përdor me shumë sukses, edhe në mjekimin e krampeve (ngerrqeve) muskulare.  Trump-i tha se “…ne duhet ta provojmë këtë”, -dhe t’njëjtën gja, ai e tweet-i, -ku rekomandonte kombinimin e Kinines me Azithromycin (antibiotic). Sigurisht që presidenti s’asht një ekspert mjeksor, por mendoj se prapa rekomandimit tij qëndrojnë ekspert të mirëfillët mjeksor, -megjithatë kundërshtarët e tij s’hezituen ta kritikojnë.

E vërteta asht se Trump-urryesit, preferojnë ma shumë vdekjen, se sa t’i japin të drejt Atij. –Ato udhëhiqen nga sllogani “Better dead than red”.  (ma mirë t’vdekur se t’kuq), -Çuditërisht, ngjyra e kuqe në Amerikë përfaqson Partinë Republikane (Konservative). Dukshëm, të Majtët, me në krye Parinë Demokratike në Amerikë, -shpresojnë se COVID-19 do t’vrasë shanset e ri-zgjedhjes së Trump-it. Kush ka pa filmin,- The Matrix, besoj se i kujtohet “red pill” “blue pill”, -ku “kokrra e kuqe” përfaqson realitetin e ashper dhë lirinë, ndërsa “kokrra blu” përfaqson një izolim/arrest shpie, (lockdown) të pa fund.

Nga New York-u janë raportue deri më sot, 17 Prill, 222.284 raste me 63 vdekje për 100.000 banor,- ndërsa marrja e Kininës mbetet në dëshirën e njerëzve. Ndërkohë, profesor Ian Lipkin, -drejtor i Qendrës se Infeksioneve dhe Imunitetit, pranë Universitetit Columbia, nga fundi i Marsit lajmëroj se ndjehej shumë keq, dhe se testi i COVID-19, kishte dalë pozitiv, -prandaj ai tha se, do t’merrte ilaçin magjik të Trump-it. (Nuk di në se ai ka pas rezultat apo jo, por sigurisht që marrja e këtij ilaçi, edhe nqs s’jep rezultat, s’do të prishte asgjë nëse do të provohej).

Por ka raste që Kinina asht provue, -bile me rezultate shumë të mira. Për ta ilustruar këtë, unë  kam ndjekur me vëmendje profesorin Francez, Didier Raoult, -një nga ekspertët ma të njohur në botë për sëmundjet infektive.

Me 29 Mars, ai bani të ditur se qysh me 3 Mars, -në spitalin e tij, kishte trajtuar me Kininë + një antibiotic, mbi 1.000 pacjent të infektuar me COVID-19, ndër to, vetëm një kishte vdekur. Gjatë se njëjtës periudhe, në Francë kishte mbi 44.000 raste ‘pozitiv’ me COVID-19, ndër të cilët 2.602 kishin vdekur. Kjo tregon se,nqs sygjerimet e profesor Raoult-it do t’merreshin në konsideratë nga autoritetet Franceze, -Franca do të kishte pasë jo ma shumë se 44 vdekje.

Në t’vërtetë sygjerimet e tij, dhe veçanërisht studimin e 80 rasteve, jo vetëm që si përfillen, por estabilishmenti “mjeksor”-politk, i konsideroj ato si të pa vlefshme, duke thanë se rastet që ai kishte trajtue, kishin qenë raste të lehta, që mund të kishin kalue edhe pa mjekim, -ndërkohë, professor Raoult-i, -për të provue sukseset e punës së tij, -publikoj në ditët e para të Prillit, se në 80 pacjentët e studjuar, -60% e tyre, kishin të paktën një rrisk-faktor që tregonte për një infeksion të rëndë COVID-19, si psh, Hypertension; Diabet; Sëmundje të koronareve të zemrës; Sëmundje kronike të rrugve të frymë-marrjes; Kancere; Mjekime me imuno-supresiv; Rreth 53% e tyre kishin  qenë me pneumoni; dhe gati 30% kishin qenë mbi 60 vjeçar. Nga 80 pacjentët, vetëm një 86 vjeçar kishte vdekur. Mbi 80% e tyre kishin dalë nga spitali të shëruar, brenda 10 ditëve, mesatarja e dit-qëndrimit në spital, kishte qenë 4.6 ditë. Siç shihet, këto fakte flasin vetë.

Pak fjalë për TESTET

Testet diagnostike (Diagnostic tests)- tregojnë nëse ju jeni të infektuar, në atë moment që testi asht ba. Një test tipik për këtë qëllim, asht SWAB-i naso-faryngeal, i cili dërgohet në laborator, ku shikohet në një mikroskop të fuqishëm elektronik, nëse shifet apo jo Acidi Nukleik I virusit, -prandaj quhet PCR (Polymerase Chain Reaction), -një metodë që përdoret gjerësisht në Biologjinë Molekulare, kjo ju ban të mundur specialistve shkencor, që të marrin pjesë shumë të vogla të DNA, pastaj ti zmadhojnë në atë dimension, që pastaj mund ta studjojnë me imtësi. Kjo metodë pra tregon nëse jeni, ose jo, të infektuar.

Testet për gjetjen e Ani-trupave (Antibody tests). Tregojnë nëse keni qenë të infektuar, le të themi, javës që shkoj, muajin që shkoj apo vitet e shkuara. Pra asht një rekordim i përhershëm, që tregon se ne kemi qenë dikur të infektuar.

Sa të saktë mund të jenë kto teste? Nëse diskutojmë në lidhje me “POINT of Care” test, që bahet nëpërmjet shpimit të majës së gishtit (si deepstick tests), -ai brenda 15 minutave të jep një përgjigje, por në shumicë, rezultatet s’janë të sakta. Ky test asht i mirë për të tregue deri diku se  çfar asht duke ndodh në përgjithësi. Prandaj FDA e ka autorizue përdorimin e ketij testi, -por nuk e ka aprovue. Pra ky test tregon “po” ose “jo”, por s’na tregon sa imunitet ne kemi, dhe nëse jemi të mbrojtur nga një infeksion tjetër përsëritës, e po kshtu, s’tregon nëse jemi të mbrojtur në atë shkallë që mund të shkojmë prap në punë.

ANTITRUPAT

Antitrupat kundër COVID-19, (antibodies), na mbrojnë ne, por trupi ynë fillon ti prodhojë kto antitrupa, 7-14 dit pas infektimit fillestar me COVID-19. Kështu fillimisht zhvillohet IgM (immunoglobulin M), asht antitrupi i parë që trupi prodhon gjatë luftës së tij kundra një infeksioni të ri, -kjo qëndron në trupin tonë për rreth 2 muaj. Dhe pastaj vjen prodhimi I imunoglobulines G, (IgG).  Antitrupat IgG marrin ma shumë kohë për tu prodhue nga trupi jonë, por zgjasin për shumë kohë, -ndoshta gjatë gjithë jetës. Pra, nëse testi juaj tregon se ju jeni pozitive ndaj IgG, kjo do të thotë se ju  keni qenë të infektuar  të paktën 2 muaj më parë. Ndërsa në qoftë se IgM del pozitiv kjo tregon se ju jeni immune ndaj COVID-19.

IMUNITETI

Me IMUNITET kuptojmë dy gjana, -krijimin e ndonjë antitrup, ose krijimin e një përgjigje imunitare kundra proteines pathologjike të viruseve. Pra, ne s’mund të themi se jemi immune, pa e dite se në çfarë nivelesh janë antitrupat tonë, -gja që s’mund të percaktohet vetëm duke ban një Spot test.

Duke u bazue në këto njohuri, -ideja e Dr. Fauci-t, për të paisur popullin me Çertifikata Imuniteti,- s’ka asnjë vlere. Dihet se testet e shpejta, të japin një ide të përgjithëshme, por s’tregojnë asgja nëse ne jemi të mbrojtur apo jo.

Për të ditë vërtetë, e me saktësi, nëse populli asht i imunizuar apo jo- Dr Fauci-t, i duhet të pajisë me analiza të rregullta gjaku, -mbi 328 miljon Amerikan, ku kërkohet “Quantitative Serum Immunoglobulin Tests”, -gja që mund të jetë e pa mundur?

Një gja e dimë shumë mirë,- nëse ju keni kalue një infeksion COVID-19, -unë ju siguroj se tashma në trupin tuaj, ju keni mjaft antitrupa të krijuar që do t’ju mbrojnë nga COVID-19, -dhe nëse ju mund të ri-infektoheni, le të themi në sezonin dimror të vitit tjetër, kur kto viruse do të kthehen përsëri, ju mund ta kaloni shumë lehtë, e ndoshta bile s’do ta vini re aspak.

Po kështu, mund t’ju siguroj se: megjithse COVID-19, erdhi nga një vend që s’duhet t’i zihet kurrë besë,- ai prap se prap, s’i përmbush tiparet për t’u kualifikue në grupin e ‘armve biologjike’, -ku vdekshmëria shkon nga 50 deri me 70%.  

Disa fakte qetësuese dhe krahasuesë, që mund të shuajnë panikun dhe frikën e krijuar ndaj COVID-19:

Dihet se në botë, në një vit tipik, vdesin 56 milion njerëz, -pra me një mesatare ditore prej 153.000.

Ndërsa Lifeline children’s services (WWW.WORLDOMETERS.INFO), ka publikue vdekjet për perudhën 1 Janar-1 Prill 2020 në t’gjith botën, -ku rendit:

COVID-19 – 46.438; Sezonal grip (flu) 121.993; Malaria – 246.121; Suicide – 269.076; Vdekje aksidentale në trafik -338.715; HIV/AIDS – 421.808; Pije alkolike 627.571; Pirja e duhanit – 1.254.352; Canceri -2.060.730; Uria 2.806.314; dhe Abortimet – 10.665.130

Britania rraporton rreth 150.000 vdekje në vit, që ndodhin gjatë periudhes Janar-Mars, – pra në sezonin e dimrit.

Shpresojmë se së shpejti qeveritë do të vinë në një konkluzion të përbashkët se, asht shumë ma i randësishme DISTANCIMI I TYRE NGA KINA KOMUNISTE, se sa“social-distancing apo vet-izolimi”,-i  imponuar në popujt e vet.

Po e mbylli me një paragraf nga bibla: “Dhimbja që keni ndjerë nuk mund të krahasohet me gëzimin që po vjen”. -Le t’shpresojmë kshtu.

Dr. Zekri Palushi (Australi)