Ndërtimi i GJK/ Gazetari zbërthen skemën: SHBA dhe BE të koordinuar, cila është shpikja e qëllimshme

518
Sigal

Gazetari Neritan Sejamini ka ngritur dyshime të forta lidhur me procesin e vettingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese ndërkohë që citon se ambasada e SHBA-së dhe BE-së në mënyrë të koordinuar, kanë filluar të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz”.

“Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e vetingut”, shkruan Sejamini.

Më tej ai vijon duke thënë se ka dyshime se fjala “rigoroz” e cila sipas tij nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”.

“Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën.

Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”.