Lubonja: Shembja e Teatrit, shembulli i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri

272
Sigal

Analisti Fatos Lubonja e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen pë Teatrin Kombëtar edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Sipas tij, opozita mund të përdorte edhe argumenta tek ndërkombëtarët për t’i bindur kundër Ramës dhe shembjes së Teatrit.

”Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj, si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri.

Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti pret të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër. Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta. Atëhere thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që t’a çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje?

Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizontë ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interest të popullit shqiptar opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumenta, për të treguar se çfarë po mbështesin.”- tha Lubonja