Lubonja: Rama e sheh gjithnjë e më të vështirë fitoren e zgjedhejve, po bën manovra

282
Sigal

I ftuar në një studio televizive, analisti Fatos Lubonja tha se, kryeministri Rama e sheh gjithnjë e më të vështirë fitoren e zgjedhejve, ndaj gjen këto manovra për të ndryshuar rregullat. Sipas tij, kësaj here ai e ka të vështirë të prishë marrëveshjen e dakordësuar me ndërkombëtarët.

“Zgjedhejt, Covid, ekonomia ndikojnë për ndryshimin e elektoratit, mund të jenë ndëshkuese për qeverinë e Edi Ramës. Zgjedhjet apo debati i zgjedhjeve nuk mund të mos lidhet me faktin se duke ndjerë këto rreziqe Rama kërkon të maksimizojë mundësitë e fitores së tij, një nga format është ndryshim në rregullat e zgjedhjeve që nuk do të tolerojë.

Të prishësh atë marrëveshje të dakordësuar nga SHBA është e vështirë dhe bëhet më e vështirë sot për Ramën, se nëse pati një farë besimi nga ndërkombëtarët për të pranuar një opozitë kukull, sot e ka shumë të vështirë t’i pranohet një ndryshim me opozitën parlamentare kundër opozitës jashtëparlamentare. Nuk ia pranojnë ndërkombëtarët se do të të thotë të vazhdojë kalvari i kësaj Shqipërie të nëpërkëmbur nga kjo lloj politike”, tha ai.