Luan Rama: Në 85 vjetorin e lindjes, Dhimitër Anagnosti – fisniku i madh i filmit shqiptar!

57
Sigal

Nga Luan Rama

Në 85 – vjetorin e lindjes: DHIMITËR ANAGNOSTI – FISNIKU I MADH I FILMIT SHQIPTAR

Jeta dhe vepra e Dhimitër Anagnostit është një epope unike e talentit të madh dhe e punës gjithë pasion prej fisniku, shpirtërisht dedikuar popullit dhe ardheut, shërbimin ndaj të cilëve e ka dëshmuar me vepra të mëdha. Ndaj, mirënjohja dhe respekti janë detyrimi ynë i përhershëm, si shenjë e vetëdijes qytetare për përmasën dhe vlerën e veprës së Anagnostit dhe brezit të tij të artistëve, që i dhanë Shqipërisë shpirtin e tyre.

“Nuk ka mbarim, nuk ka fillim. Ka vetëm një pasion të pafundmë për jetën,” ka thënë Felini i madh i kinemasë italiane dhe botërore, si për të na dhënë mundësinë që përmes kësaj shprehjeje, të kuptojmë më mirë edhe vlerën e veprës së Anagnostit tonë.

Gëzuar ditëlindjen artisti i madh i popullit dhe përjetësisht mirënjohje fisniku i madh i filmit shqiptar. Të paçim jetëgjatë!