Loja e të “semurit psikik” me ambasadoret !

304
Sigal

Fejton

Një mik që ka shumë humor më mori në telefon dhe më sygjeroi që “lojën e të sëmurit psikik” që lideri global po luan me ndërkombëtarët për të bërë pazar me ta me synimin për të garantuar mosndëshkimin përmes garancisë për tu bërë PRESIDENT ta paraqisja me një anekdotë të vjetër por të aktualizuar me liderin global si personazhin që bën kot apo është me të vërtetë i sëmuri psikik…

*

Për tu bërë i besueshëm si i sëmurë psikik, lideri global fillon të shëtisë rrugëve të Tiranës me një kanoce që e tërheq pr dore me një fije të cilën ka lidhur kanocen… Kur e pyesin qytetarët se cfarë është kjo. Lideri përgjigjet me zë të lartë se “ky është qeni im…”.

Kaq bukur e luan këtë lojë lideri global sa që shumica e shqiptarëve e besojnë si të sëmurë të vërtetë…

Madje kjo shkon edhe më larg: në takimet e saj opozita i thotë ndërkombëtarëve se janë të shpjegueshme veprimet e liderit global se ai është lajthitur sepse shëtit gjatë të gjithë kohës me një kanoce që e tërheq me një fije dhe kanocen e trajton si qen sa herë e pyesin kalimtarët…

Kjo gjë i ndodhte ndërkombëtarëve në takimet që ata kishin me lideri global i cili paraqitej në takime me kanocen për dorë që e prezantonte edhe tek ata si qen…

Por ndërkombëtarët kishin informacion se ai e luante këtë lojë se kërkonte prej tyre pazar për ti shpëtuar ndëshkimit…për bëmat që kishte bërë…

Dy ambasadorë të rëndësishëm, përfaqsues të komunitetit ndërkombëtar, vendosën të dilnin në rrugë dhe ta shihnin vetë se cfarë bënte ai me kanocen për dore…

E panë në dy ambasadorët, liderin që shëtiste me kanocen për dorë së bashku me një mikun e tij…

E pyetën se “cfarë e kishte atë që mbante për dore…”

Lideri global iu përgjig hazer xhevap: kanoce!

Dy ambasadorët u qetësuan dhe u bindën se lideri global ose kishte një hall shumë të madh që bënte si i sëmurë psikik ose ishte shëruar; dhe i thonë njëri tjetrit” lideri global shyqyr qënka më mirë…”

Por sapo dy ambasadorët kalojnë, lideri global, i shqetësuar se doli zbuluar, i kthehet kanoces me zë të lartë: hajde bubi se ja hodhëm edhe këtë rradhë ndërkombëtarëve…!