Kur do të largohet koronavirusi? Mjeku italian jep një afat për Shqipërinë

182

Maurizio Viecca, Drejtor i Departamentit të Specialiteteve të Lartë në spitalin “H.Sacco” të Milanos, thotë se në Europë do të duhen të paktën dy muaj, që epidemia të kalojë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, mjeku tha se aty ku merren masa ka shenja pozitive, ndërsa në Shqipëri parashikon fundin e prillit si rënie të epidemisë.

“Epidemia ka arritur thuajse në kulmin e saj në pjesën e veriut të Italisë, ndërsa në qendrën e jugut do jetë në kulmin e saj në një fazë prej disa ditësh. Tashmë në veri duhet te fillojë pjesa e rënies, por shenja të mëdha ende nuk jemi duke parë.

Por ka disa shenja pozitive, meqë aty ka 15 ditë që janë marrë masa të forta. Edhe periudha e inkubimit është po aq. Në Itali nuk u morën masat që u morën në Shqipëri.

Aty kur u kuptua problemi u vendos pa asnjë dyshim se çfarë duhej bërë, duke u kthyer në një model për të gjithë botën.

Por në Itali, në Angli në Francë, Spanjë dhe Amerikë nuk u bë si në Shqipëri prandaj edhe patën probleme.

Nuk e kuptoj se çfarë presin? Por ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Në Europë kulmin e saj epidemia do dojë së paku dy muaj që të kalojë, ndërsa në Shqipëri besoj se deri në fund te prillit. Përpara fundit të prillit apo fillimit të majit nuk mund të ktheheni si më parë.

Duhet të tregoni shumë kujdes. Sidomos duhet të bëni kujdes me njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Po aq nga italianët të cilët vijnë në Shqipëri në një numër të madh”, – u shpreh ai.