Kryebashkiaku Erion Veliaj/ Aeroporti i Rinasit ti kalojë Bashkisë së Tiranës. Parlamenti të votojë ligjin e veçantë për kryeqytetin

445
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Aeroporti t’i kalojë Tiranës, ligj i veçantë për kryeqytetin

Erion Veliaj kërkon korrigjimin e kufijve territorial të Tiranës. Pesë vite pas Reformës Administrative, Kryebashkiaku shpreh pakënaqësitë që Aeroporti i Rinasit dhe rruga që e lidh me kryeqytetin janë lënë jashtë vijës së verdhë të Tiranës. Rishikimi i kufijve për Veliajn do të zgjidhte edhe çështjen e investimeve në këtë zonë. Kryebashkiaku Veliaj: Nuk mundet aeroporti i Shqipërisë të jetë në Fushë-Krujë. Dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Për Bashkinë e Vorës dhe Krujës, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vet, fizike dhe mundësive. Veliajt kërkoi edhe miratimin e ligjit për kryeqytetin. Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e Shoqatës për Autonomi Vendore, kreu i Bashkisë tha: Ka një ligj për Parisin, Romën, ka edhe një ligj për Prishtinën. Konsumi në kryeqytet është shumë më i madh. Rrugët e Tiranës buxhetohen për banorë, por në fakt duhet buxhetuar për përdorues. Kostot e qytetit nuk llogariten më për banorë, por për përdorues”, u shpreh Veliaj. Ndërsa si kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore, Veliaj kërkoi që Qeveria të zbatojë ligjin për grantin e pakushtëzuar ndaj bashkive në masën 1% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar.