Kreshnik Spahiu: Largimi i gjermanëve, nuk duhet të jetë Festa

778
Sigal

JO, Largimi i gjermanëve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

Debati, nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 Nëntor tashmë është shndërruar, jo vetëm aspak profesional, por dhe komik. Çdo vit dalin në media komunistët dhe të përndjekurit, duke debatuar, nëse gjermani i fundit u largua në 28 apo 29 Nëntor. Duke mos dashur të hyj në termat, pse komunistët shqiptarë dhe jugosllavë zgjodhëm një datë çlirimi, do synoja për herë të parë të hidhja një ide tjetër, atë që Shqipëria nuk duhet të ketë festë kombëtare të çlirimit ditën e largimit të gjermanëve nga Shqipëria për këto arsye:

1- Shqipëria në historinë e saj ka pasur me dhjetëra pushtime dhe të gjitha pushtimet e tjera kanë qenë më të gjata në kohë se qëndrimi i gjermanëve në Shqipëri.

2- Shqipëria ka pasur më shumë viktima dhe dëshmorë në luftërat e tjera, në raport me Luftën e Dytë Botërore! Dihet tashmë, që numri i Enver Hoxhës 28.000 dëshmore është gënjeshtër, sepse referuar arkivit apo varrezave nuk kalon numri 4.200.

3- Gjermania erdhi në Shqipëri ndryshe nga shumë shtete të tjera, me një platformë të qartë për shqiptarët:

a- Bashkimi i Shqipërisë etnike me Kosovë dhe Iliridë…

b- Qeveri kuislinge shqiptare nga elita dhe nacionalistët shqiptarë të asaj kohe!

4- Gjermanët dhe italianët më shumë ndërtuan dhe projektuan, sesa shkatërruan. Madje, sot kryeqyteti Shqipërisë krenohet me projektet urbane të regjimit fashist dhe nazist.

5- Gjermania nisi luftën kundër komunizmit, i cili pothuajse nuk ekzistonte fare në Shqipëri, kur filloi Lufta e Dytë Botërore dhe Shqipëria nuk ishte objektiv dhe prioritet pushtimi nga Gjermania.

6- Shqipëria nuk po vuan sot copëtimin territorial prej Gjermanisë, por ndarjen e kufijve, si pasojë e luftërave me serbët, greket, maqedonasit, turqit, bullgarët …

7- Qëndrimi gjerman dhe austro-hungarez ishin më të balancuarit në Konferencën e Londrës 1913, pavarësisht se këto shtete më pas humbën Luftën e Parë Botërore!

8- Pse datë çlirimi duhet konsideruar largimi i gjermanit të fundit dhe jo largimi i turkut, serbit, grekut, …. të fundit?

9- Gjermania mbajti peshën kryesore në çlirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës!

10- Shqipëria sot e ka Gjermaninë dhe qeverinë e saj, aleatin më strategjik në diplomaci dhe gjysma e shqiptarëve janë të gatshëm të jetojnë dhe emigrojnë në Gjermani.

Shqiptarët s’duhet jenë turmë, që të ndjekin disa shtete të tjera evropiane, të cilat kanë arsye madhore për ta shpallur çlirimin nga Gjermania festë kombëtare!

Gjermania nuk ishte, nuk është, dhe s’do jetë kurrë armiku ynë historik por MIKU i shqiptarëve.

Për të gjitha këto arsye, largimi i gjermanit të fundit s’duhet të jetë festë kombëtare për shqiptarët!